BallinaAktualitet"Na la pendët të zhgënjyera e uruara"/ Gjekmarkaj ironizon largimin e Evi...

“Na la pendët të zhgënjyera e uruara”/ Gjekmarkaj ironizon largimin e Evi Kokalarit nga PD: Pas ikjes së Konicës dhe Kadaresë kjo është e treta

Evi Kokalari ka deklaruar së fundmi largimin përfundimtar nga radhët e Partisë Demokratike, teksa është shprehur shumë e revoltuar nga manipulimi në zgjedhjet e FRPD.

Largimi i Kokalarit ka sjellë edhe një reagim ironik të deputetit demokrat Agron Gjekmarkaj.

Përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, Gjekmarkaj shkruan duke bërë ironi se pas ikjes së Faik Konicës dhe Ismail Kadaresë nga vendi, kjo është e treta.

“Si kometë u shfaq Kokalari në botën tonë të trazuar dhe tani po ikën duke lënë pas ankth e pasiguri, shumë mall , brengë, dilema. Pas ikjes se Konicës dhe Kadaresë kjo është e treta. Na premtoi rithemelimin por na la pendët e zhgënjyer e uruara”, ironizon në statusin e tij Gjekmarkaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular