BallinaAktualitetLufta Ukrainë-Rusi/ Multimiliarderi Elon Musk paraqet propozimin e tij me 4 pika...

Lufta Ukrainë-Rusi/ Multimiliarderi Elon Musk paraqet propozimin e tij me 4 pika për të arritur paqen: Moska të largohet nëse…

Që prej fillimit të luftës, shumë krerë shtetesh janë munduar të negociojnë mes Ukrainës dhe Rusisë për të arritur një marrëveshje paqeje.

Por negociatat deri më tani, nuk kanë arritur atë që duan të gjithë, paqe dhe stabilitet. Në mesin e luftës së përgjakshme, multimiliarderi Elon Musk ka paraqitur propozimin e tij se si mund të arrihet paqja.

Përmes një postimi në Twitter, Elon Musk ka propozuar 4 pika, që sipas tij nëse plotësohen, mund të arrihet paqja mes Ukrainës dhe Rusisë.

Së pari, ai kërkon që të rizhvillohen referendumet popullore në rajonet e aneksuara në Ukrainë, por nën mbikëqyrjen e OKB-së. Nëse qytetarët vendosin për t’iu bashkuar Rusisë, ajo më pas tërhiqet.

Musk thotë se Krimea duhet të jetë zyrtarisht pjesë e Rusisë, ashtu siç ka qenë që nga viti 1783. Për këtë zonë, ai kërkon që të ketë furnizim me ujë.

Pika e fundit e Musk, është që Ukraina të mbetet një zonë neutrale, pra të mos kërkojë anëtarësimin në NATO.

Paqja Ukrainë-Rusi:

– Të rizhvillohen referendumet e rajoneve të aneksuara nën mbikëqyrjen e OKB-së. Rusia largohet nëse ky është vullneti i popullit.

– Krimea zyrtarisht pjesë e Rusisë, siç ka qenë që nga viti 1783 (deri në gabimin e Hrushovit).

– Të sigurohet furnizimi me ujë në zonën e Krimesë

– Ukraina të qëndrojë shtet neutral

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular