BallinaKryesoreVIDEO/ Ballkani “i bën gjëmën” Sivassporit në pjesën e parë, modestët qipriot...

VIDEO/ Ballkani “i bën gjëmën” Sivassporit në pjesën e parë, modestët qipriot surprizojnë Ronaldon me shokë

Sapo përfunduan pjesët e para të ndeshjeve në Conference League. Ballkani po udhëheq 1-2 në Turqi ndaj Sivasspor.

Ekipi nga Suhareka e pësoi që në minutën e parë. Një pakujdesi në mbrojtje i kushtoi shumë skuadrës së drejtuar nga Ilir Daja, pasi Ulvestad me një të djathë të bukur realizoi.

Ballkani nuk do qëndronte duarkryq dhe do reagonte në minutë ne 20-të. Do ishte Armend Thaqi që do vendoste ekuilibrat, duke gëzuar tejmase tifozët dardan. Një supergol i tij, me goditjen që nuk mund të ketë fund tjetër vetëm rrjetën.Mysafirët do merrnin epërsinë me Dellovën, në të 31-tën.

LIVE CONFERENCE LEAGUE:

Sivasspor – Ballkani 1-2

 

 

Befasi e madhe në Qipro, në Europa League. Omonia po ia vështirëson punën Manchester United, me 45 minutat e para që kanë përfunduar 1-0. “Djajtë e Kuq” dominuan totalisht, por ekipi i Lenon shfrytëzoi në maksimum një kundërsulm dhe “tundi rrjetën” me Ansarifard. S’ka gol te Sturm- Graz Lazio.

LIVE Europa League:

Omonia – Manchester United 1-0

Sturm Graz – Lazio 0-0

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular