Ndonëse duket se nuk do të jetë një vit i zakonshëm akademik, pasi në nisje të shkollës pedagogët kanë njoftuar protesta, një udhëzim i ri vjen për studentët e Universiteteve publike në vend. Duke nisur nga ky vit, studentët do të duhet të ndjekin leksionet, pasi janë bërë të detyruara
Sipas një udhëzimi të miratuar nga Ministria e Arsimit, mësohet se fakultetet do të mbajnë regjistër mungesash në leksion dhe për seminaret dhe më pas do të bëhet orari i prezencës ku do të caktohet nëse do të futet apo jo në provim studenti. Përpos kohës së vitit të humbur, ata paguajnë tarifë shtesë si për provimet që lënë për vjeshtë, ashtu edhe tarifë vjetore në rast të përsëritjes së të gjithë vitit.
Në udhëzim thuhet se për studimet profesionale 2- vjeçare nevojitet së paku një pjesëmarrje në 50% të leksioneve, ndërsa për të kryer një Master Profesional duhet një pjesëmarrje në së paku 60% të orëve. Ndërkohë, për ciklin e tretë të studimeve pjes