BallinaKryesoreNë zgjedhje me një kandidat/ Axhenda parlamentare mban larg Shqipërisë deri në...

Në zgjedhje me një kandidat/ Axhenda parlamentare mban larg Shqipërisë deri në fundjavë të mandatuarin e Berishës! Noka: Alibeaj më refuzoi!

MARIGLEN KUME/ Presioni i deputetëve për të dalë në zgjedhjet lokale të 2023 të bashkuar ndaj lidershipit të grupimit “Alibeaj”, bëri që ditën e djeshme deputetët e PD-së që nuk kanë mbështetur lëvizjen e Berishës të mandatojnë Gazment Bardhin për të diskutuar me Edi Palokën, të mandatuar nga Berisha për të gjetur rrugën e duhur për të garuar me një kandidat.

Mbledhja e deputetëve u shoqërua me diskutime të gjata ku nuk munguan edhe debatet me tone të ashpra mes Helidon Bushatit dhe Xhelal Mziut, për personin që do mandatohej për të negociuar

Alibeaj mësohet se ka propozuar Bushatin për të qenë negociator, por shumica e deputetëve i besonte Gazment Bardhit, i cili edhe u vendos në përfundim për të gjetur dakordësinë me pjesën tjetër. Në dalje për mediat, Bardhi tha se do diskutonte me Palokën pa kushte.

“Duam të gjejmë forma bashkëpunimi të demokratëve për zgjedhjet lokale. Do doja të theksoja se kur bëhet fjalë për bisedime mes demokratësh ato nuk janë negociata. Ne nuk kemi asgjë për të marrë dhe asgjë për të ndarë dhe asgjë për të marrë. E vetmja gjë që duhet t’u japim demokratëve është kandidati i përbashkët përballë kandidatit të regjimit të Ramës në çdo bashki të vendit. Grupi i PD-së, kolegët që më kanë mandatuar për të biseduar, jo për të negociuar. Në dijeninë time, z. Berisha ka caktuar z.Paloka për të biseduar dhe do kontaktoj me të. Ai është koleg imi.

Nuk do negocioj me Palokën, por do bisedoj për të hulumtuar mundësinë që demokratët të kenë një kandidat në zgjedhjet lokale të vitit që vjen. Duke qenë një kandidat i demokratëve, shanset e demokratëve rriten në mënyrë të konsiderueshme. Së pari, unë nuk bëj bisedime para kamerave. Do flas me z. Paloka se cili është qëndrimi i kolegëve që përfaqëson z. Paloka. Unë do shpreh qëndrimin që do mandatojë grupi. Ne nuk hymë me kushte dhe nuk pranojmë kushte sepse nuk pranojnë demokratët kushte. Demokratët duan bashkëpunim të çdo faktori opozitar për të mundur Ramën në zgjedhjet e ardhshme lokale. Ne kemi për detyrë t’u japim këtë mundësi.

Se si do biem dakord për modalitetet, do diskutohen. Unë shkoj atje për të biseduar me një koleg të nderuar, besoj edhe Paloka vjen për të biseduar me një koleg. Çdo çështje tjetër që i vendoset kësaj çështje është tentativë për të bllokuar bashkëpunimin e demokratëve në zgjedhjet lokale. Ne hymë në këtë proces për të gjetur forma bashkëpunimi për zgjedhjet lokale. Çdo çështje tjetër s’ka ndodhur asgjë për të ndryshuar mendim në këtë raport. Por fakti është që Rama ka një kandidat në çdo bashki dhe opozita, e gjithë opozita bashkë, duhet të ketë një kandidat që të rivalizojë kandidatin e Ramës. Unë jam mandatuar të flas me kolegët brenda kolegëve të PD-së.

Pastaj se si do shtrihet ky proces në një front të përbashkët do jetë vendim i përbashkët edhe me kolegët e tjerë. Ne do bisedojmë për të parë çdo mundësi bashkëpunimi për zgjedhjet lokale. Pa asnjë parakusht. Halli ynë i përbashkët është se si të mundim Ramën në zgjedhjet lokale. Nuk kemi negociata. Unë nuk shkoj të kërkoj diçka dhe Paloka nuk do vijë të kërkojë diçka. Ne do ulemi për të parë modalitetet se si bëhemi të gjithë bashkë për të mundur Edi Ramën. Qëndrimi ynë është i sinqertë dhe uroj që edhe qëndrimi i kolegëve që përfaqëson Paloka të jetë i sinqertë dhe kështu fitojnë demokratët”, tha Bardhi.

REAGIMET

Vendimi i Grupit të Deputetëve u mirëprit nga Sali Berisha, i cili përsëriti gjithashtu se as nuk merrte kushte dhe as nuk kishte kushte. “As kam kushte dhe as nuk marr kushte. Mirëpres cilindo që dëshiron të kandidojë apo të propozojë, të debatojë. Hapje e plotë dhe totale. Nuk mund të tërhiqem nga primaret, kush i ekzistencës. Nuk tërhiqet kush nga primaret. Nuk ka kërkuar njeri të tërhiqet nga primaret”, tha Berisha para se t’u takonte edhe me kryetarët e partive politike që janë jashtë Parlamentit.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, falënderoi deputetët për reflektimin, pasi sipas tij të enjten kreu i grupit të PD Enkelejd Alibeaj kishte refuzuar të bashkëpunonte.

“Unë i kam shkuar në tavolinë Alibeajt dhe i kam thënë që pavarësisht divergjencave, interesi i demokratëve na detyron të ulemi për t’i dhënë një zgjidhje. Ditën e enjte i kam shkuar në tavolinë Alibeajt. Si përgjigje mora refuzimin. Por tani shoh që ka një reflektim nga ana e deputetëve dhe i falënderoj”, tha Noka ndërsa shtoi se duhet të tërhiqet edhe padia në Gjykatën e Apelit.

Ndërkohë nuk dihet se me kë do të takohet Gazment Bardhi gjatë kësaj jave, pasi Paloka, i cili është mandatuar për të diskutuar ndodhet në Afrikë në axhendën parlamentare.

Gazeta “Panorama” ka mësuar se Bardhi ka kontaktuar me kryetarin e Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, por ky i fundit ndodhet jashtë vendit dhe kthehet ditën e diel. Në këto kushte, mbetet e paqartë se kush do të ulet në diskutim në një kohë që Berisha ka deklaruar se për bashkitë e mëdha primaret do të përfundojnë brenda tetorit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular