BallinaKryesore“Përpjekje për të joshur prokurorë e gjyqtarë”- Mesazhi i fortë i ambasadores...

“Përpjekje për të joshur prokurorë e gjyqtarë”- Mesazhi i fortë i ambasadores Kim: Koha për të thyer modelet e vjetra të korrupsionit!

Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim ka dhënë një mesazh të fortë për të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët, që të punojnë në përputhje me ligjin dhe me integritet

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, diplomatja e lartë amerikane u shpreh e vetëdijshme se ka përpjekje për të joshur gjyqtarë dhe prokurorë, me qëllim shtrembërimin e drejtësisë

“Ne jemi të vetëdijshëm për më shumë përpjekje për të joshur ose frikësuar gjyqtarët dhe prokurorët, për të shtrembëruar drejtësinë, për të këmbëngulur në mosndëshkimin e të fuqishmëve – me fjalë të tjera, për t’u zvarritur në të kaluarën. Gjyqtarët dhe prokurorët duhet të kryejnë detyrat e tyre në përputhje me ligjin, me integritet”, shkruan Yuri Kim.

Më tej, ajo bëri thirrje për të thyer modelet e vjetra të korrupsionit dhe ndikimi të paligjshëm në sistemin e drejtësisë, duke theksuar se Shqipëria duhet te ece përpara dhe jo pas, madje as te qëndrojë në vend.

“Është koha për të thyer modelet e vjetra të korrupsionit dhe ndikimit të paligjshëm në sistemin gjyqësor. Shqipëria duhet të ecë përpara, jo prapa, madje as të qëndrojë në vend. SHBA po i kushton vëmendje të gjitha zhvillimeve dhe do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi”, shprehet ambasadorja amerikane.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular