BallinaKronike"Vrasësit e Brilant Martinaj të veshur si policë"/ Artan Hoxha zbulon DETAJET:...

“Vrasësit e Brilant Martinaj të veshur si policë”/ Artan Hoxha zbulon DETAJET: Po kontrollonin trafikun…

Vrasësit e Brilant Martinajt, Diklen Vatës dhe Besmri Hoxhës kanë punuar për një muaj për të kryer krimin që tronditi vendin gjatë verës.

Hoxha tregoi në Abc se ashtu si në atentatin ndaj Ylli Ibrahimit, ku mbeti i vrarë Klisman Preçi, autorët kntrolluan hyrje-daljet e trafikut për të mos lejuar makinat e tjera të lëviznin dhe për t’u arratisur më lehtë.

“Ka patur koordinim të lëvizjeve, dhe në Fushë Krujë të njëjtën gjë kanë bërë. Ata kishin dalë me jelekë policie dhe drejtonin trafikun, të njëjtën gjë kanë bërë edhe në Fushë Krujë.

Kur ndodh një ngjarje policia dhe për sy e faqe policia ka prezencë në atë zonë. Më datë 22 ndodh tjetra. Tek ngjarja e Fushë Krujës ata kanë qenë në mes të ditës, kishin punuar një muaj”, tha Hoxha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular