BallinaAktualitetSekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Ëngjëll Agaçi paraqitet në SPAK

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Ëngjëll Agaçi paraqitet në SPAK

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Ëngjëll Agaçi është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) pasditen e sotme.

Lajmi bëhet me dije nga News 24, ndërsa nuk dihet ende arsyeja pse është thirrur në SPAK, Agaçi.

I pyetur nga gazetarja Klodiana Lala për arsyet, Agaçi nuk ka pranuar të bëjë asnjë koment. “Nuk kam koment”, ka thënë ai.

Ai është akuzuar nga opozita si i përfshirë në aferën e Inceneratorëve, ndërsa është thirrur si dëshmitar edhe në komisionin hetimor parlamentar të ngritur për këtë çështje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular