BallinaKronikeKishte marrë leje në punë për të udhëtuar drejt Turqisë, efektivi i...

Kishte marrë leje në punë për të udhëtuar drejt Turqisë, efektivi i policisë së Tiranës kapet me drogë në Stamboll! Në pranga edhe dy shqiptarë të tjerë

Florenc Bicerri, efektiv i policisë rrugore në Tiranë është arrestuar nga policia turke në Stamboll pasi është kapur me një sasi lënde narkotike.

Sipas News 24, ai kishte marrë leje prej datës 5 Tetor në Komisariatin Rrugor të Tiranës dhe kishte udhëtuar nga Aeroporti i Rinasit drejt Turqisë bashkë me Kujtim Çelikun dhe Adrian Qiricin.

Edhe këta të fundit janë vënë n pranga bashkë me efektivin e policisë, pasi gjatë kontrolleve, autoritetet turke i kanë gjetur një sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular