BallinaKryesore“Do punojmë si t’i përshpejtojmë këto bashki”, Berisha tregon 3 qytetet e...

“Do punojmë si t’i përshpejtojmë këto bashki”, Berisha tregon 3 qytetet e para ku do zhvillohen primaret

Kreu i PD-së Sali Berisha tha sot në takimin me krerët e degëve se Tirana, Durrësi dhe Elbasani do të votojnë të parët për primaret për zgjedhjen e kandidatëve për Lokalet e vitit të ardhshëm dhe më pas qytetet e tjera.

“Në këto primare ne jemi të hapur për çdo anëtar apo simpatizant të PD të kandidojë dhe cilido që mendon se këto janë vetëm për anëtarët, ju them që janë edhe për simpatizantët. Ata janë të lirë të vijnë të votojnë bashkë me anëtarësinë tonë. Ne nuk ofrojmë një diçka të themi të kontrolluar nga kryetari i degës, por një praktikë të vërtetë që cilido që do të provohet është i mirëpritur.
Duhet të bëjmë gjithçka që ky proces të jetë i suksesshëm. Kam besim në përgjegjësinë, përkushtimin tuaj se ju bashkë me anëtarët e kryesive, të seksioneve dhe grupseksioneve do t’i shndërrojnë primaret në një histori suksesi. Është bërë një lloj axhende, kalendari dhe në bazë të tij do të ecet.
Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin do të përpiqemi ta përshpejtojmë dhe me të tjerat, dora-dorës”, tha Berisha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular