BallinaKryesoreRama përplaset me Yuri Kim, braktis sallën kur ajo merr fjalën

Rama përplaset me Yuri Kim, braktis sallën kur ajo merr fjalën

Në konferencën me rastin e 30-vjetorit të Gjykatës Kushtetuese, në momentin kur ambasadorja amerikane, Yuri Kim po merrte fjalën, kryeministri Edi Rama braktisi sallën.  Rama mbaroi fjalën e tij dhe më pas u largua me shpejtësi, teksa u lajmërua se ai kishte një impenjim.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se diplomatët e huaj në Shqipëri kanë luksin ta ndajnë me publikun gëzimin ose hidhërimin për vendimet e gjykatave, por pa përmendur askënd nga ambasadorët me emër.

“Kemi përballë dhe sytë e diplomatëve të huaj, të cilët kur vjen fjala te drejtësia duket se nuk ndjehen të huaj në territoret e saj. Madje kanë dhe një luks të veçantë që kur të duan mund ta ndajnë me publikun gëzimin ose hidhërimin për vendimet e gjykatave çka për mua nuk është hiç e këshillueshme lëre pastaj e imitueshme. Një fjalim përgëzues dhe linear mbetet në kufijtë e të pamundurës. Një fjalim kritik mbetet i pakëshillueshëm sa imitimi i diplomatëve që emocionohen publikisht për vendimet e gjykatave. Kështu dhe këtij kurthi do t’i shmangem”, u shpreh kryeministri.

Rama braktisi sallën kur fjalën e mori ambasadorja.

Të gjithë ata që duan ta zvarrisin në të kaluarën Shqipërinë, ju them “Mjaft, koha juaj ka ikur”. Koha e telefonatave, dhuratave dhe kërcënimeve ka mbaruar. I keni shijuar privilegjet, keni mbushur xhepat tuaj dhe të fëmijëve tuaj. Kjo kohë ka përfunduar tashmë”, tha Kim në fjalën e saj.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular