BallinaBotaRivalja e tij u tërhoq nga gara, Rishi Sunak zgjidhet kryeministri i...

Rivalja e tij u tërhoq nga gara, Rishi Sunak zgjidhet kryeministri i ri i Britanisë së Madhe

Rishi Sunak është kryeministri i ardhshëm i Britanise se Madhe pasi rivalja e tij Mordaunt tërhiqet nga gara.

BBC raporton se Penny Mordaunt është tërhequr të hënën nga gara për të udhëhequr Partinë Konservatore dhe ka dhene mbeshtetjen e saj per Sunak.

Shtatë javë pasi humbi në përballjen me Liz Truss në garën e parë të lidershipit konservator të këtij viti, Rishi Sunak doli fitues këtë herë.

Sunak merr detyrën teksa Britania e Madhe përballet me sfida të mëdha ekonomike.

Sunak bëhet kështu kryeministri i parë britanik me prejardhje indiane, pasi familja e tij migroi në Britani në vitet ’60.

Sunak u bë i njohur për publikun britanik kur ishte 39 vjeç, pasi Johnson e emëroi ministër të Financave, në kohën kur Britania regjistroi rastet e para me koronavirus.

“Kam shërbyer si kancelari juaj, duke ndihmuar që ta drejtojmë ekonominë tonë në kohërat më të vështira”, tha Sunak përmes një deklarate të dielën.

“Sfidat me të cilat po përballemi tani janë edhe më të mëdha. Por, mundësitë – nëse bëjmë zgjedhjen e duhur – janë fenomenale”, shtoi ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular