BallinaAktualitetVangjeli: Meta është i interesuar që gara për Tiranën të shkojë në...

Vangjeli: Meta është i interesuar që gara për Tiranën të shkojë në dëm të kandidatit të PD-së

Analisti Lorenc Vangjeli deklaroi se studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN Tv se Rama do të jetë  i angazhuar 100% në fushatë krah të Veliajt ndërkohë që Sali Berisha gjendet i vetëm në këtë garë. Duke vijuar logjikën e tij, Vangjeli tha se përveç Lulzim Bashës, edhe Ilir Meta është i interesuar që gara për Tiranën të shkojë në dëm të kandidatit të PD-së pasi ambicia e tij ka qenë kryesimi i opozitës në vend.

Ka dy pragje që Këlliçi duhet t’i kalojë deri në zgjedhjet e ardhshme. Gara e parë është e primareve. Më shumë gjasë përballë Alimehmetit, shanset në këtë rast për Këlliçin janë më të rritura, pasi varet kampioni ku e bën sondazhin. Dy modele të ndryshme, në primare që do zgjidhen nga një trupë e PD-së dhe simpatizantëve të saj. Këllici është i avantazhuar se është një nga ata, garat i ka bërë me ata dhe për ta. Alimehmeti është një outsider në parti.

Gara reale pas rezultateve të primareve ka tjetër natyrë. Gara zhvillohet mes dy çifteve, Rama dhe Veliaj nga njëra anë dhe Berisha dhe Meta nga ana tjetër. Një humbje e Tiranës i kërcënon pushtetin Ramës. Gara është ndërmjet dy çifteve dhe këtu ndryshon dhe tipologjia e kandidatit.  Zgjedhjet e majit janë politike, kështu i konsiderojnë dhe protagonistët. Në këtë garë kandidati i PD do i përgjigjet vetëm një pyetje: A është e mundur ai që të marrë vetëm pjesën politike të votave që i përket opozitës apo kandidati do të kalonte këtë garë. Në këtë rast i avantazhuar është Alimehmeti dhe kjo është dilema.

Ana e dytë e çështjeje është që të behet një llogaritje, sa janë të interesuara palët për fitoren e njërës apo tjetrës palë.  Sa kohë është në pikëpyetje legjitimiteti i pushtetit vendosur, Rama do të jetë i angazhuar 100% në fushatë krah Veliajt. Nga ana tjetër është vetëm doktori. Basha është i pari i interesuar për humbjen e kandidatit të PD.

I interesuar që kjo garë të shkojë në dëm të kandidatit të PD është dhe Ilir meta. Po të lexoni qëndrimet e  metës në 2 vitet e fundit kur mendonte se çfarë do bëhej me të ambicia e tij është është marrja e lidershipit të opozitës përballë Ramës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular