BallinaEkonomiBiznesi proteston, sot ul qepenat! Ja 3 kërkesat ndaj qeverisë për zbutjen...

Biznesi proteston, sot ul qepenat! Ja 3 kërkesat ndaj qeverisë për zbutjen e krizës së çmimeve

Për 60 minuta, bizneset sot në kryeqytet do të ulin qepenat në shenjë revolte ndaj Qeverisë

Paralajmërimi është bërë një ditë më parë nga përfaqësuesit e Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm, të cilët të pakënaqur me ndryshimet e bëra në paketën fiskale për vitin e ardhshëm, kanë kërkuar nga qeveria përmbushjen e tri kërkesave, në të kundërt, thanë ata, protestat do të përshkallëzohen.

KËRKESAT

Gjatë një komunikimi me mediat, kreu i kësaj shoqate Albert Nasto, kërkoi nga qeveria që të heq në masën 50 për qind taksat e karburantit, të fshijë penalitetet ndaj bizneseve, si edhe ti mbrojë ato nga rritja e çmimit të energjisë për sasinë e harxhuar mbi fashën 800 kilovatë.

“Duhet të hiqet nga paketa fiskale pjesa që rrit gjobat 2-3 herë. Të mos kemi rritje të energjisë elektrike që tejkalon fashën 800 në muaj, kjo është pika e që na ndan biznesit me qeverinë shqiptare. Dhe së treti të hiqen 50 për qind e taksave për çdo litër karburant”, tha Nasto duke iu bërë thirrje bizneseve në Tiranë që në shenjë pakënaqësie të ulin qepenat për 60 minuta.

“Çmimi i naftës është abuziv dhe i papërballueshëm. Me 5 nëntor protestë një orë për uljen e qepenave. Çdo biznes në mbarë Tiranën, të ulnin qepenat dhe të printojnë fletë , që të lënë shërbimin nga ora 10:00-11:00. Biznesi i vogël dhe i mesëm është i lidhur drejtpërdrejt me konsumatorin”, tha ai.

Ndërsa i konsideruan kërkesat të panegociueshme, përfaqësuesit e biznesit paralajmëruan përshkallëzim të protestave nëse nuk do të dëgjohen.

“Në rast se nuk do të këtë reagime nga qeveria, protestat do të shtrihen në të gjithë vendin. Do ti lëmë kohë qeverisë për të reflektuar, nëse nuk reflekton, ne do të përshkallëzojnë veprimet tona në të gjithë Shqipërinë”.

PAKETA FISKALE

Paketa fiskale për vitin e ardhshëm parashikon rritje të gjobave, deri edhe në 10- fishim ndaj të gjitha bizneseve që nuk shoqërojnë mallrat me faturë, nuk deklarojnë punonjësit, fshehin pagat reale apo nuk lëshojnë faturë për furnizim. Në rast të shkeljes së përsëritur, bizneset do të përballen me ndjekje penale.

Kështu, nëse nga verifikimi dhe kontrolli rezulton se tatimpaguesi ka fshehur dhe nuk ka deklaruar pagën e saktë të përfituar nga punëmarrësi, punëdhënësi përveç detyrimit për pagimin e shumës së duhur të detyrimit tatimor dhe kontributet për këtë punonjës, të llogaritur për gjithë periudhën e provuar se është kryer shkelja, dënohet me gjobë në masën 200 për qind të detyrimit dhe kontributit të llogaritur për tatimpaguesit entitete juridike dhe 100 për qind të detyrimit dhe kontributit për të gjithë tatimpaguesit e tjerë.

Ndërkohë, për bizneset që nuk lëshojnë faturë masa e gjobës do të variojë nga 50 000 lekë për tatimpaguesit e tatimit të mbi të ardhurat personale nga biznesi apo vetëpunësimi deri në 1.5 milionë lekë për bizneset e mëdha. Por, përmes paketës fiskale, për vitin që vjen qeveria ka unifikuar edhe taksën e akcizës për birrën.

“Ndryshimi i akcizës së këtij artikulli, konsiston në unifikimin e tarifës së akcizës për Birrën e bërë nga malto nga prodhues vendas e të huaj, ligjërisht dhe ekonomikisht të pavarur, me sasi më të vogël dhe më të mëdha se 200 000 HL në vit.

Konkretisht, propozohet që për kategorinë Birrë e bërë nga malto nga prodhues vendas e të huaj, ligjërisht dhe ekonomikisht të pavarur, me sasi më të vogël 200 000 HL, të barazohet niveli i akcizës në masën 710 lekë/ HL/shkallë alkoolmetrie, sikurse kategoria e Birrës së bërë nga malto nga prodhues vendas e të huaj, ligjërisht dhe ekonomikisht të pavarur, me sasi më të madhe se 200 000 HL”, thuhet në relacionin që shoqëron draftin. Aktualisht akciza e birrës së bërë nga malto deri në 200 000 HL është 360 lekë/HL, ndërsa prej 1 janarit të vitit të ardhshëm, parashikohet unifikimi i tarifës, çka do të thotë heqje e pragut dhe tarifim me 710 lekë/HL.

Ndryshimet, të cilat hyjnë në fuqi nga data 1 janar, janë kundërshtuar edhe Dhoma Amerikane e Tregtisë (AmCham) e cila i ka konsideruar të papërshtatshme.

Sipas “AmCham”, unifikimi i akcizës për birrën do të dëmtojë prodhuesit vendas ndërsa ashpërsimi i gjobave është i pabazuar në ligj dhe antikushtetues dhe për këtë ka kërkuar që të rishikohet

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular