BallinaSocialeFundjava nis me mot të mirë, por në zonat malore priten reshje...

Fundjava nis me mot të mirë, por në zonat malore priten reshje shiu. Ja temperaturat për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qendrueshm

Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira deri mesatare.

Në relievet malore në verilindje të vendit reshje të izoluara shiu me intensitet të ulët.

Në orët e mëngjesit prezencë të mjegullës dhe mjegullinës përgjatë luginave.  Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore kryesisht në veri të vendit fiton shpejtësi deri në 16m/sek. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zona malore 3 deri 15°C, në zona e ulëta 3 deri 20°C dhe në zona bregdetare 10 deri 21°C.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular