Ai u arrestua në qershor të 2014-ës, në Ekuador në një operacion që policia e quajti “Ballkan”, dhe u dënua me 13 vjet burg, por një gjykatës e ka lënë atë të lirë.

Arrestimi i tij solli në vendngjarjen policinë shqiptare dhe Interpolin, pasi Rexhepi kërkohet në dy shtete evropiane, por drejtësia ekuadoriane i dha lirim në nëntor 2021 dhe që nga ajo kohë nuk kanë dalë të dhëna të reja.

42-vjeçari shqiptar ishte kreu i një organizate kriminale ku ishin të përfshirë dhe shqiptarë të tjerë, të cilët në bashkëpunim me ekuadorianët ishin të dedikuar për kontaminimin e kontejnerëve me drogë në portet e Guayaquil, me destinacion Evropën.

Dritani përdorte edhe emrat Murataj Lulezim, Rexhepi Dritan, Rexhepaj Gramoz, Rexhepai Dritan, Ioannis Dionysopoulos dhe Edmir Kraja.

Në vitin 2015 ai u dënua me 13 vjet burg për trafik të paligjshëm droge, për të cilin u dërgua në burgun e Guayaquil dhe më pas në burgun Cotopaxi.

Rexhepi konsiderohet shumë i rrezikshëm në Evropë, ku njihet si ” Mbreti i arratisjeve ” pasi është arratisur nga tre burgje në Shqipëri, Itali dhe Belgjikë.

Dhe qeveria belge arriti ta ekstradonte nga Spanja për të vuajtur një dënim pesëvjeçar për krimin e grabitjes me dhunë.