Dy të plagosurit, morën ndihmë në spitalin e Lushnjës dhe i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale. Në vlerësimin paraprak të mjekëve, ata rezultojnë të jenë jashtë rrezikut për jetën. Nga burime të spitalit, mësohet se kryetari i bashkisë Kokoneshi si pasojë e goditjeve në pjesën e shpatullës ka dëmtime në mushkëri, ndërsa shoferi i tij Gazmend Bullari, i cili ka marrë goditje në bark, ka dëmtime në stomak dhe është në gjendje më të rëndë.

Fredi Kokoneshi u zgjodh për herë të tretë në krye të Bashkisë Divjakë, në vitin 2019, si përfaqësues i Partisë Socialiste në një garë ku kandidoi i vetëm pasi opozita nuk mori pjesë në zgjedhjet vendore./VOA