BallinaKryesore"Situata në Kosovë, e rrezikshme", Escobar: Kurti të përmbushë kërkesat për targat...

“Situata në Kosovë, e rrezikshme”, Escobar: Kurti të përmbushë kërkesat për targat dhe Asociacionin

Situata në veri të Kosovës është e rrezikshme, dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës theksojnë se kjo sa vjen e rëndohet për shkak të mungesës së komunikimit mes palëve. Gabriel Escobar, deklaron se Kosova duhet të përmbushë kërkesat për targat dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërsa i bëri thirrje Serbisë që të rikthehet në institucionet e shtetit të Kosovës.

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor,Gabriel Escobar, deklaron se situata në veri të Vosovës është e rrezikshme, pasi institucionet vendase kanë mbetur pa punonjës serbë, të cilët u tërhoqën për shkak të mospajtimeve me vendimin e qeverisë për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai tha se Qeveria e Kosovës duhet të përmbushë kërkesat perëndimore për çështjen targave të makinave dhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Po ashtu zyrtari amerikan theksoi se Serbisë i është bërë e qartë se tërheqja e serbëve nga institucionet e Kosovës është e padobishme.

Sa i përket reagimeve të palës serbe, SHBA mbetet e mendimit se çdo protestë duhet të jetë paqësore.

“U bëj thirrje palëve që të jenë gati të përmbushin këto çështje menjëherë”, deklaroi Eskobar.

Nga ana tjetër ai tha se kjo situatë po rëndohet për shkak të mungesës së komunikimit, mungesës së bashkërendimit dhe mungesës së vullnetit për të marrë pjesë dhe për t’u angazhuar plotësisht në dialog.

Ai theksoi se pavarësisht rezultateve të zgjedhjeve të së martës në Shtetet e Bashkuara, nuk do të ketë ndryshim të qasjes amerikane ndaj Ballkanit Perëndimor, duke nënvizuar se SHBA-të  mbeten të përkushtuara për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e Ballkanit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular