BallinaKryesoreArsimi i lartë/70 degë studimi rrezikojnë mbylljen

Arsimi i lartë/70 degë studimi rrezikojnë mbylljen

spot_img
spot_img

Rreth 70 programe studimi në universitetet publike dhe private të vendit rrezikojnë të mbyllen.

Këto degë që janë kryesisht të gjuhëve të huaja, të shkencave humane, apo mësuesisë kanë deri në 5 studentë të regjistruar nga 10 minimumi që duhen.

Arjan Xhelaj, Drejtor i Rrjetit Akademik Shqiptar: “Përgjithsisht kan qën degë rajonale, me disa programe që lidheshin me degë të profilit të mësuesis ose programe të shkencave sociale, ose të shkencave të tjera, të gjuhëve të huaja që nuk janë trendi, siç ishin para shumë viteve” 

Universiteti i Elbasanit ka numrin më të lartë të degëve të rrezikuara, mbi 10 të tilla.

Arjan Xhelaj“Degë të cilat kishin profil mësuesie, por ishin kombinuar me disa degë të ndryshme, ato kanë rezultuar gjat viteve të fundit joproduktive dhe mbase është koha që të rishikohen nga ana e universiteteve, bazuar në autonominë që ju jep ligji

Në këto institucione të arsimit të lartë Drejtori i Rrjetit Akademik Arjan Xhelaj thekson nevojën e përshtatjes së ofertës akademike me kërkesat e tregut e punës.

Arjan Xhelaj: Duhet bërë një punë intensive dhe e vijueshme nga ana e universiteteve, që përshtatet oferta akademike me tregun e punës, kjo është edhe qëllimi i maturantëve që hyjnë, kanë një ide se çfarë duhet të studiojnë, të drejtohen kryesisht se çfarë ofron tregu i punës”

Për kyçjen ose jo të auditorëve vendimmarrja i takon senateve të universiteteve.

Në Tiranë, Universiteti Bujqësor tashmë ka vendosur mbylljen e tre programeve, Peshkim-Akuakulture, Agrobiogji dhe Hortikulture.

Këtë vit në universitete, u regjistruan 21 mijë e 900 studentë, afro 200 më pak se vitin e shkuar ndërkohë 30% e kuotave në institucionet e arsimit të lartë kanë mbetur bosh.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular