BallinaAktualitet“Janë kriminelë”/ Retorika diskriminuese nga Braverman, shqiptarët e Londrës ngrihen në protestë:...

“Janë kriminelë”/ Retorika diskriminuese nga Braverman, shqiptarët e Londrës ngrihen në protestë: Ne punojmë, paguajmë taksa dhe….

Emigrantët shqiptarë që udhëtojnë në mënyrë të paligjshme në Britaninë e Madhe vijojnë të jenë në qendër të debateve publike mes politikanëve të dy vendeve. Të indinjuar nga etiketimet fyese te ministres se brendshme britanike, emigrantët shqiptarë zhvilluan një protestë në “Westminster Bridge” ne Londer, me sloganin “Kundër poshtërimit të shqiptarëve në Britani”.

Te veshur kuqezi, me pankarta ne duar dhe muzike patriotike ne sfond, emigrantet kerkuan doreheqjen e ministres britanike duke theksuar se nuk jane kriminelë. Mediat angleze prej ditësh mbajnë në faqet e para çështjen e emigrantëve shqiptarë, ku thonë se rritja e numrit të të rinjve që mbërrijnë në Angli lidhet drejtpërdrejt me gjendjen e vështirë ku ndodhet Shqipëria për shkak të keqqeverisjes dhe nivelit të lartë të korrupsionit.

Shumica e emigranteve shqiptare, sipas autoriteteve britanike, janë meshkuj dhe në gjendje të mirë fizike. Por ata nuk janë të mirëpritur në Britaninë e Madhe dhe kërkesat e tyre për azil cilësohen si të pajustifikueshme. Shumica e shqiptarëve që largohen drejt Britanisë nisen nga Tirana ose Prishtina për të shkuar në Francë nga ku nisen me gomone nga Kanali i La Manshit dhe më pas zbarkojnë në Durkin. Trafiku sipas mediave britanike zhvillohet nga kontrabandistët kurdë dhe kalimi kushton deri në 12 mijë paund.

 

 

foto galeri

foto galeri

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular