BallinaKulturePas Dua Lipës, Bebe Rexhës, Ava Max në ‘MTV Europe Music Awards’,...

Pas Dua Lipës, Bebe Rexhës, Ava Max në ‘MTV Europe Music Awards’, nominohet dhe një këngëtare tjetër shqiptare

Këtë të dielë do të zhvillohet mbëmja e madhe ndarjes së çmimeve evropiane të muzikës, MTV Europe Music Awards. Ajo çfarë e karakterizon eventin e rëndësishëm sivjet është pjesëmarrja e shumtë e shqiptarëve në edicionin e sivjetmë të këtij eventi.

Çfarë e bën të veçantë këtë edicion është se pjesëmarrës do të jenë shumë shqiptarë, moderatorja do të jetë Rita Ora, e cila do të prezantojë MTV EMA në krahët e bashkëshortit të saj, Taika Waititi.

Këngëtaret shqiptare, Bebe Rexha dhe Ava Max do të performojnë disa këngë, ndërsa Dua Lipa është e nominuar së bashku me to për çmimin “Bashkëpunimi më i mirë”.

Nga ana tjetër, për të katërtën herë radhazi, në kategorinë “Artisti/ja më i/e mirë në Zvicër” është nominuar rep-artistja, Loredana. Mesa duket ky edicion do të mbahet mend për popullin tonë, sepse me siguri në një moment do të flitet edhe gjuha jonë shqipe. Deri atëherë nuk na mbetet veçse të presim.

MTV Europe Music Awards ndan çdo vit edhe çmimet për artistët më të suksesshëm të europës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular