VIDEO/Histori suksesi – Gaspër Lekgegaj rrëfen ëndërrën e realizuar amerikane dhe vështirësitë e jetës

0
2911

I larguar që 14 vjeç nga familja filllimisht në shkollë, ushtri dhe punë në Shqipëri e më pas drejt Amerikës, vendit të ëndërrave, Gaspër Lekgegaj nga Perlati i Mirditës ka rrëfyer për RTVSH Dukagjini vështirësitë e jetës nga komunizimi duke qenë një prej familjeve të persekutuara të zonës deri tek ditët e sotme. Zoti Lekgegaj mund të konsiderohet si një histori suksesi në SHBA, për atë çfarë ka arritur përmes sakrificash dhë punës së madhe. Në këtë rrëfim prekës ai flet me krenari për prejardhjen, fëmijërinë si dhe largimin nga Shqipëria në vitin 1997 përmes llotarisë amerikane dhe cilat ishin “amanetet” e familjes për Gegajn para se të nisej për në Amerikë.
Gaspër Lekgegaj e konsideron SHBA atdheun e dytë për mundësitë që i ka dhënë për të qenë ai që është sot. Në këtë intervistë Lekgegaj flet për punën e parë, kush i dha dorën në fillim kur mbërriti në tokën e bekuar, komunikimin më të atin përmes letrash si dhe porositë që i dhënë përmes telefoni familjarët dhe të afërmit në vitet e para që sapo kishte mbërritur në SHBA. Prej me shumë se 25 vitesh në tokën e bekuar amerikane Gaspër Lekgega flet me emra për personat që iu është mirënjohës për mbështetjen që i ka dhënë për të arritur në këtë ditë që sot të jetë një biznesmen i suksesshëm në jug të Teksasit. Një falenderim Lekgega ka edhe për bashkëshorten të cilën e ka pasur krah të fortë në këtë arritje të tij.
Ndiqeni më tej në këtë video rrëfimin e Gaspër Lekgegës!