BallinaKryesorePD-në, mos e shihni si bankomat...

PD-në, mos e shihni si bankomat…

Nga Basir Çollaku
Ka demokratë idealistë ende dhe janë shumë. Ka pragmatistë të cilët janë në udhën e interesave të tyre, të paqortueshëm për zgjedhjen e bërë, ndonëse ka luhatje sinqeriteti. Ka demokratë importi dhe ende janë jo pak. Ka demokratë të gënjyer dhe të zhgënjyer. Ka të rinj dhe të vjetër, ku modelet shkëmbehen keq.PD, ka demokratë bio, omgj, fasonerie, qëndrestarë, sakrifikues, përfitues, të përndjekur, përndjekës, të varfër dhe të pasur, ka shumëçka përmban brenda një Parti e Madhe me trazira lindjeje, rritjeje, pushteti dhe opozite. Ka rrogtarë, qiraxhinj, hallexhinj, emocionalë dhe rracionalë. Ka spiunë të hershëm, të rekrutuar prej tyre të mëvonshëm, kafshues dhe gatues çorbe, nga e njëjta lugë. Në momente të caktuara urdhërohen të sillen sipas porosisë, gjoja për zemrën e atdheut, por më tepër kanë të fshehtat ku janë pengje. Ka jo pak djathtistë teorikë, me praktikë të thekur tek e majta. Ka demokratë faturash, të përkulur nga ofertat joshëse të qeverisë dhe pushtetit. Në këtë çanak janë funksionarë drejtues dhe mandatmbajtës. Fundja kjo është Shqipëria 2022, siç e kemi katandisur të gjithë nga pak.
Në partitë tona politike, ka prodhime të një vendi të pamësuar me politikë, pa trashëgimi të spikatur, pa arkiv e inventar, pa modele dhe pa kthjelltësi. Ka të keqedukuar në diktaturë, të shkolluar me nxitim më vonë, por me ADN kanunore, ngjashëm në VeriJug.
E djathta ka notuar mes kusuresh, duke mos ia dalë deri tani, të qartësojë përmbajtjen. Përpjekja e partive për të bërë shumicë mbështetjen e turmës, më tepër i ka shkrirë bashkë, duke vështitësuar kufinjtë kush drejton, udhëheq kush, vizionin si dhe cilët e ndërtojnë. Gracka e Naltmadhnive me madhëritë, është këmbëkryq. Sëmundje e vjetër.
Po PD çfarë bën dhe jo?!?!
Qeveria është çdo orë kundër saj. Përdor këdo. Rama, ua ka gjetur pinin dhe disa i mëkon fshehur e të tjerë hapur. Së brendshmi ka një dallgë me litar jashtë. Në zyrat e PD bëjnë peligrinazh pafundësisht të njohur e të panjohur. Ka raste kur qendrës i bie goma në bazë dhe anasjelltas, shohin çfarë bëhet nesër, duke thyer mendimin dhe vështrimin mbi hundët pranë syve, e jo projektuar për brezat pas tyre.
Të gjithë egot, ambiciet, sponsorizimet politike e financiare, lobet, bizneset, nuk shpëtojnë hipokrizisë së brendshëm ne PD, luftës së brezave dhe përballjeve me testamentin, ku shumëkush kërkon emrin, në cilin vend ia kanë shënuar, e jo në cilin vend e ka vetëinvestuar.
PD përpjekjen duhet ta bëjë luftë, betejën të panegociueshme në raport me moralin. Te jetë e djathtë qartësisht në ide dhe në njerëz, jo me kokë nga prokurimet, punësimet e tenderimet, me firmën e kundërshtarit. Të mos jetë ankand, supermarket, treg, pazar, delir, shitblerje, skuthëri, ortakëri nate matanë gardhit të saj, për një grusht dollarë nepër xhepat e zyrtarëve të zgjedhur dhe emëruar.
PD nuk duhet ta udhëheqë turma, por të ndodhë e kundërta. Partia nuk duhet të presë rastin dhe rradhën për të marrë pushtetin me kalendar, por te detytojë rastin dhe radhën, tua heqë kundërshtarëve.
PD nuk duhet te ziejë mes sekreteve të njeri-tjetrit, por të zgjerojë bindjen se është ofertë e duhur. Nuk duhet të shohë si ikin shqiptarët, por duhet të bindë shumicën e tyre, të largojë qeverinë. Por këtë nuk e bejnë nëse je në borderonë e saj.
Nuk ka demokratë tepër
Nuk ka demokratë për të humbur
Nuk duhet të ketë demokratë me parime ditën e flirtime, pazare, natën, nga kushdoqofshin tregtarët, ushtarët, apo zarët e tyre. Dollari dhe euro janë koka ku betohen disa mandatlinj e kjo i bën ata bankomatë interesi e gjobvënie. Nëse e shihni PD kështu asgjësimi është rezultati.
As për tu përdorur nuk do të mbeten më jo.
PD konservatore bëhet me te djathtë të kthjellët. Vonesat sa e zbehin, shtojnë aneminë, rrisin pafuqinë. PD sot nese nuk ka prioritet agresiv, çdo demokrat votues, mbështetës, është duke bërë biznes ku të shiturit janë demokratët.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular