BallinaKryesoreEMRI/Luçiano Boçi lë mandatin e deputetit, ja kush do e zërë vendin...

EMRI/Luçiano Boçi lë mandatin e deputetit, ja kush do e zërë vendin e tij në Kuvend

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi shpalli ditën e sotme kandidaturë nëpër Primaret e Elbasanit, të cilat do të përcaktojnë emrin me të cilin demokratët do të garojnë në këtë bashki në zgjedhjet e 14 majit.

“Njerëzit duan ndryshimin politik të drejtimit të vendit. PD është e vendosur të vijojë aksionin e saj politik dhe me organizimin e primareve por edhe vijimin e protestave që do jenë po kaq të mëdha e më të ashpra. Dua të ndaj përgjegjësinë për të qenë pjesë e garës së kandidimit për bashkinë e Elbasanit. E konsideroj si një nga vendimet më të rëndësishme të jetës politike, profesionale dhe tokësore”, tha Boçi sot përballë gazetarëve

Me këtë vendim, boçi detyrohet të japë dorëheqjen nga mandati i deputetit, duke ndryshuar edhe listën e deputetëve në qarkun e Elbasanit. Boçi ishte deputeti më i votuar në këtë qark dhe arriti të thyejë listën e kandidatëve në Elbasan, teksa renditej i shtati fillimisht, por në fund u fut në listën fituese të gjashtë vendeve që PD fitoi.

Sipas rezultateve përfundimtare të nxjerra nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, mandatin që do të lërë Boçi e merr Qani Xhafa, ish drejtuesi i komunës Labinot Mal.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular