BallinaPolitikeArian Galdini shpall synimin për të kandiduar për Kryetar Bashkie i Tiranës

Arian Galdini shpall synimin për të kandiduar për Kryetar Bashkie i Tiranës

Arian Galdini shpall synimin për të kandiduar për Kryetar Bashkie i Tiranës.
Në një takim të zhvilluar në Hotel Tirana me disa dhjetra qytetarë të Tiranës dhe me anëtarë e dashamirës së LRE, Arian Galdini ka shpalosur synimin e tij për të qenë kandidati i kësaj partie për Kryetar Bashkie i Tiranës.
Ideja dhe synimi i Galdinit për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës vijnë herët në kohë që në zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019.
Por edhe pse Arian Galdini asokohe ia doli mbanë të mblidhte firmat e nevojshme mbështetëse të mbi 3200 qytetarëve, KQZ e njëanshme e PS për shkak të mospjesëmarrjes së Opozitës në zgjedhje, nuk ia lejoi padrejtësisht dhe arbitrarisht Galdinit që të konkuronte.
Kësaj radhe duket se Kryetari i LRE e ka vendosur ta ripropozojë kandidmin e tij duke synuar konkurimin për  Bashkinë e Tiranës.
Gjatë takimit në Hotel Tirana International, Ejona Mema – NënKryetare e LRE deklaroi se: “LRE nis fushatën sensibilizuese për mbledhjen e 3500 firmave mbështetëse të qytetarëve të Tiranës sepse LRE dëshiron që kandidati i saj të jetë kandidati i qytetarëve.”
Ndërsa Kryetari i LRE për Tiranën z. Genti Sinani u shpreh se: “Ne si LRE jo vetëm do të synojmë të kemi kandidatin tonë për Kryetar Bashkie me mbështetjen e firmave të qytetarëve, por edhe një listë dinjitoze të LRE Lëvizja e Re për këshillin bashkiak të Tiranës.”
Më tej Kryetari i LRE z. Arian Galdini e mori fjalën duke shpalosur edhe synimin e tij për të kandiduar për Kryetar Bashkie i Tiranës si edhe parimet bazë të Projektit të tij Programatik për këtë kandidim.
“Ne si LRE jemi një parti e re politike. Vetëm 2 vjet histori kemi por ama kemi një histori unike. Ne nuk jemi parti si çdo parti tjetër konvencionale. Ne nuk kemi lindur as parti e ish komunistëve e as si parti e ish sigurimsave. Ne nuk kemi lindur as si Parti e Ramiz Alisë, e as si e Nexhmije Hoxhës, as si e Institutit të Studimeve Marksiste Leniniste, e as si parti e Byrosë Politike, as si parti e Xhorxh Sorosit e as si parti e Erdoganit, as si parti e Gylenit e as si parti e Shërbimeve Sekrete, as si parti e UDB e as si parti e Asfalisë Greke, as si parti e Oligarkëve, e as si parti e krimit të organizuar, as si parti e Sali Berishës, e as si parti e Fatos Nanos, as si parti e Ilir Metës, e as si parti e Edi Ramës, as si parti e Lulzim Bashës, e as si parti e Erion Veliajt. Ne kemi lindur si parti e qytetarëve të thjeshtë, të ndershëm dhe të papërlyer. Asnjë ish zyrtar, asnjë ish drejtues, asnjë ish ofiqar, asnjë ish deputet, asnjë ish Kryetar Bashkie, asnjë ish Drejtor, asnjë i korruptuar apo i inkrimimuar, i asnjë partie, i asnjë pushteti, as i majtë e as i djathtë, nuk është në LRE. Janë të dekurajuar, të gjithë ishët që janë me ngarkesa korrupsioni apo ligjshkeljeje, madje jo vetëm të dekurajuar, por janë të ndaluar që të vijnë në LRE. Ne në LRE duam e pranojmë vetëm njerëz të ndershëm e të papërlyer. Prandaj edhe hyrjen tonë në zgjedhje ne e kemi si partia e qytetarëve të ndershëm e të thjeshtë me kandidatët e qytetarëve  të mbështetur nga firmat e qytetarëve. Prej sot ne si LRE do të përpiqemi të mbledhim 3500 firma mbështetëse të qytetarëve që në garën për Bashkinë e Tiranës të jetë edhe alternativa e qytetarëve edhe kandidati i qytetarëve. Do të bëjmë gjithë sa mundemi që ti mbledhim 3500 firmat. Nëse ia dalim mbanë, atëherë unë do të jem kandidati i LRE dhe i qytetarëve për Kryetar Bashkie i Tiranës…” – deklaroi Arian Galdini.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular