BallinaKryesoreVIDEO/ Plas sherri në Komisionin e Ligjeve për marrëveshjen e projektin të...

VIDEO/ Plas sherri në Komisionin e Ligjeve për marrëveshjen e projektin të portit të ri të Durrësit, fluturojnë mikrofonat

Debate të ashpra në Komisionin Kuvendor të Ligjeve. Me vetëm votat e mazhorancës është miratuar marrëveshja për projektin e portit të ri të Durrësit. Drafti u fut me procedurë të përshpejtuar.

Mbledhja që zgjati rreth 5 orë u ndërpre disa herë për shkak të tensioneve. Në fund, kryetarja e Komisionit të Ligjeve e kaloi për votim, por kjo ka shkaktuar reagimin e deputetëve të opozitës.

Në pamje duket Gazmend Bardhi që i flak tutje mikrofonin deputetes socialiste. Me debate u miratua kjo marrëveshje edhe në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë. ©LAPSI.al

REPLIKAT

Bushka: Shteti nuk do të nxjerrë asnjë para nga buxheti për këtë projekt.

Bardhi: Gënjeshtra e vetme është e juaja.

Bushka: Përjashtimi nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, nuk po i jepet zhvilluesit të huaj, por një shoqërie të përbashkët mes investitorit të huaj dhe një shoqërie 100% shqiptare.

Bardhi: Po japim 630 milionë euro dhe marrim mbrapsht 280 milionë euro.

Bushka: Sigurisht në këtë shoqëri, shteti ka 33%. Shteti shqiptar në këtë marrëveshje futet pa dhënë asnjë para.

Bardhi: Si asnjë para? Pronat kujt të janë. Si gënjen kështu. Prona publike nuk ka vlerë kështu.

Bushka: Shteti shqiptar nuk ka gjetur një bamirës, sepse kështu do Bardhi dhe Alibeaj. Po të bënim diskutim serioz, do ju jepja të drejtë ju.

Bardhi: Diskutim jo serioz është ky që bën ti. Përjashtimin nga taksa e bën shoqërisë së përbashkët shtet-privat që do realizojë projektin.

Bushka: Kompania do investojë në Shqipëri 2.1 miliardë euro për të bërë një zonë turistike.

Bardhi: Nuk do i investojë ai, mos gënje. Nuk do i investojë ai. Do i investojnë njerëz ku Edi Rama dhe banda në pushtet ka fshehur lekët e korrupsionit. Gjeje ku do i investojë 2.1 miliardë euro. Gjeje në marrëveshje.

Bushka: Zoti Bardhi mos më ndërpre. Ju folët, tani e kam unë radhën. Tokën ia japim në pronësi? Më gjeni një rresht ku thuhet se tokën e japim në pronësi. Ne e japim në përdorim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular