BallinaKryesoreParashikoi triumfin e Gjermanisë dhe Francës, formula matematikore tregon se kush do...

Parashikoi triumfin e Gjermanisë dhe Francës, formula matematikore tregon se kush do fitojë në Katar 2022

Kush e fiton Botërorin 2022? Kjo është pyetja që shumë sportdashës i kanë bërë vetes në këto ditë para fillimit të aktivitetit, duke parë rreshtimin e yjeve që bëhen gati të përballen me njëri-tjetrin në Katar. Për t’ua bërë më thjeshtë ka menduar anglezi Joakim Klemen, një agjent burse i cili në të kaluarën ka qenë shumë i saktë në parashikimet e tij falë një formule matematikore.

Klemen, me profesion agjent burse, ka zhvilluar një formulë interesante matematikore, e cila merr për bazë cilësitë futbollistike të pjesëmarrësve në ekipet kombëtare, por edhe rrethana të tjera socio-ekonomike që mund të ndikojnë, përfshirë edhe GDP-në e vendeve. Një formulë e tillë ka rezultuar e saktë në vitin 2014, teksa parashikoi triumfin e Gjermanisë në Brazil, si dhe në vitin 2016, ku parashikoi triumfin e Francës në Rusi.

Këtë radhë, formula e Klemen zgjedh Leo Mesin si njeriun i cili do të ngrejë lart Kupën e Botës në Katar. Formula e tij ka parashikuar që Argjentina do të triumfojë në finalen përballë Anglisë, teksa më parë do të kishte eliminuar Spanjën në gjysmëfinale.

PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular