BallinaKryesoreBanorët e tokave të permbytyra të Kukësit nga liqeni i Fierzes enden...

Banorët e tokave të permbytyra të Kukësit nga liqeni i Fierzes enden prej 30 vitesh pa gjetur zgjidhje

Nga Flamur Hoxha
Fjala ne Kuvend
Kolege deputetë.
Para se te flas per aktin normativ në kohë krizash te jashtme e te brendshme dua ti bej thirrje kryeministrit Rama dhe ministrave te linjes qe te zgjidhin nje tjeter krize që po pësojnë prej vitesh banoret e tokave te permbytyra të Kukësit nga liqeni i Fierzes ku prodhohet energjia elektrike aq e shtrenjtë.
Perfaqesuesit e tyre , të Shoqatës se Tokave te Përmbytura te cilet prej vitesh endin të zhgënjyer e mashtruar , marrin premtime me vite, askush prej jush nuk i pret në takim dhe nuk i jep zgjidhje siç premtoj kryeministri në 2015 me ngritjen e një grupi pune për këtë çështje.
Në fakt zgjidhja filloj në dekadën e pare të demokracisë nga qeverisja e Partisë Demokratike, është premtuar për tu zgjidhur nga ju dhe ta dini që një ditë ata banorët e Kukësit bashkë me mua do te jenë në protestë që ju e dini shumë mire se si ata i bëjnë,
në proteste në Kukës, te trau i Rrugës se Kombit, te Kryeministria , te Parlamenti Shqiptar.
Ftoj deputetet e Qarkut si përfaqësues të banoreve të bëhemi bashkë ,te mbrojmë e te kërkojmë zgjidhje per një të drejte të tyre prej 30 vitesh.
Nuk mund te rri pa folur në fakt marrë shkas nga seanca fundit parlamentare ku në pamundesi te jem prezent e ndoqa seancën nga larg.
Doja të dija se sa ndjehet krenar Parlamentari Shqiptar, ndjeheni ju zonja kryetare e Parlamentit, ju kolegë deputetë, ju antaret e kabinetit qeverisës nga gjuha fyese , denigruese dhe arrogante e kryeministrit Rama!
Në fakt ndoshta ai ndjehet më lart nga ne, më lart ndoshta mbi re të bardha i ulur në tapetin e delirit te madhështisë dhe normal që ndaj tij askush nuk mund te marrë masa.
Por unë këtu ulur në toke, nëse ai do ta përsërisë prapë të njëjtën gjuhe e kam te thjeshte te marr një masë, të paktën nuk do jem prezent sa herë që ai do të flasë në parlament, ftoj kolegët deputetë të bëjnë të njëjtë gjë!
Të nderuar qytetarë!
Ne aktin normative 14/2022 kemi percaktimin e masave detyruese per reduktimin e konsumit te energjise per abonentet jo familjare, publike dhe private si dhe mundesine e financimit per impiantet te paneleve diellore per ngrohjen e ujit sanitar me qellim uljen e konsumit te energjise per abonentet familjare..
Ky akt normativ ne permbajtje dhe vlere uroj te sjelle nje efekt real dhe permisoje kete situate e cila ne fakt e ka zanafillen prej vitesh me keqmenaxhimin e energjise nga klientet jo familjare qe jane institucionet publike, dhe me borxhet e akumuluare te institucioneve me te medhenj shteterore ,ujesjellesa etj… ndaj operatorit te shperndarjese qe arrijne ne mbi 300 milione euro.
A do arrije ky akt qe per abonentet jo famljare me perfshirjen e Task Forces se Energjise te zbatohet apo te arrije kursimin e mbi 15% te energjise elektrike?
Ne nje analize te thjeshte e shoh te pamundur te gjendet nje menyre krahasuese per muajt perkates te vitit te kaluar pasi kushtet klimatike, menyra e matjes dhe pajisjet e konsumit nuk mund te jene te njejta me muajin perkates te nje viti me pare.
Mosarritja e perseritur ne dy muaj e mases se kursimit te energjise nga institucioni konsiderohet shkelje administrative dhe titullari denohet me gjobe 50000 lek. Por pavaresisht deshires per ta zbatuar duke gjobitur ndermarrjet shteterore, do kemi shtim te demit financiar nepermjet konsumit te energjise.. dhe nga ana tjeter pagese te gjobes per moszbatim te aktit normativ. Nderkohe qe te gjitha ndermarrjet shteterore jane te zhytura ne borxhe, do ti rrisin ato dhe ne realitet duke pare qe drejtuesit e institucioneve jane persona politike dhe te emruar me urdher partiak do ishte e pamundur gjobitje e tyre edhe duke perfshire Task Forcen e Energjise e cila eshte ne vartesi te Ministrise se Infrastruktures dhe Energjise
Ne rastin e abonenteve familjar ky Akt Normativ parashikon se masa e financimit për projekte të instalimit të paneleve diellore për ngrohjen e ujit sanitar për klientët familjarë nuk duhet të kalojë 70% të vlerës së impiantit dhe kostos së instalimit por nuk parashikon kritere për përfitimin e masës së mbështetjes financiar.
Akti normative delegon me urdhër Ministri përcaktimin e rregullave, procedurave dhe metodologjisë së përfitimit të financimit të klientëve familjare, e cila mund të ishte përcaktuar nga Akti Normativ, të paktën ndarjen e kategorive përfituese.
Përzgjedhja kryhet duke marrë për bazë vetëm kohën e aplikimit dhe nuk ka asnjë parashikim të qartë se cilat kategori qytetarësh do përfitojnë 10% financim dhe cilat 70% financim, për pasojë do të shoqërohet me klientelizëm dhe pse jo edhe me blerje vote në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme.
Fondi e llogaritur nga 1,1 mln euro qe mund te arrijne ne 1.5mln euro ne fund te vitit eshte modest ne kushtet ku ne Shqiperi jane gati nje milion abonente familjare dhe ku përfitimi i tij bëhet vetëm me aplikim nga konsumatori dhe jo si një politikë qeveritare për uljen e konsumit të energjisë nëpërmjet një financimi real ndaj abonentëve familjare.
Për pasojë miratimi i këtij Akti Normativ nuk plotëson kërkesat reale të qytetarëve, vjen nga qeveria për propagandën e ditës dhe jo si ndihme për qytetarët.
Faleminderit
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular