BallinaOP EDBukë dhe Cirk/Nga Rezenbrik SERJANI

Bukë dhe Cirk/Nga Rezenbrik SERJANI

spot_img
spot_img

Nga Rezenbrik SERJANI

Këto fjalë i shkojnë për shtat estradës dhe karagjozllëkut kryeministror, sikurse dhe trajtimit që kryetari i sektit ju bën takimeve, të përdorura kokë e këmbë në funksion të propagandës së tij.

Propagandë dhe vetëm Propagandë!

Këngë, valle, sharje autokratësh e skizoidësh, armiq imagjinar, fajin e kanë të tjerët, mosmarrje përgjegjësish, në rresht për një, lideri global, hungërima psikopatike, dhënie urdhrash, ishin fund e krye pjesë e të ashtuquajturave takime të kryetarit të sektit në Vlorë.

Si mburravec i sëmure, i binte gjoksit e kokës, për një Vlorë të Rilindur, nga ai dhe sekti i tij, por realiteti është klithës, realiteti i vërtetë i Vlorës së boshatisur, jashtë çdo filmimi pallatesh dhe vathësh shtrungëzimi që kryetari i sektit përdor në funksion të propagandës dhe terrorit psikologjik që ushtron ndaj kujtdo, vetëm e vetëm të permbushin tekat e tij psiqike.

Në një Vlorë krejt të boshatisur, dje regjimi fejsbukian i propagandës kryeministrore të sektit, buçiste për rilindje e transformime, dhe fatkeqësia më e madhe ishte se kushdo e cilido vriste e xhironte trurin e shplarë nga doktrinimi i sektit, se kush gjente e shpallte emrin më të madh që i shkonte për shtat udhëheqësit të sektit të tyre të mjerë.

Gjuha e tij e pështirë dhe e sëmurë meriton ndëshkimin më të madh popullor.

Vlora nuk është arena e talljeve të tij dhe e përdorimit të tij elektoral.

Varfëria, mjerimi, boshatisja, shpopullimi masiv i Vlorës, janë të vetmet transformime që sekti ka bërë ndaj këtij qyteti të bekuar nga Zoti.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular