BallinaKronikeEksperti i kriminalistës: 4 kokat më të mëdha të drogës u takuan...

Eksperti i kriminalistës: 4 kokat më të mëdha të drogës u takuan në një hotel në Dubai. Si i zbuloi DEA

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka bërë një deklaratë të pazakontë. 

Ai pretendon se në Dubai është zhvilluar një takim mes bosëve të mëdhenj në botë të trafikut të drogës

Sipas tij, qyteti i Lindjes së Mesme ka një përqendrim të lartë të njerëzve të krimit, por edhe strukturave ligjzbatuese ndërkombëtare

Në Dubai duket se ka një përqendrim jo vetëm të njerëzve të krimit, por dhe strukturave ligjzbatuese ndërkombëtare.

Ai shtoi se pas këtij aksioni të organeve ligjzbatuese, ranë në pranga 4 bosë të mëdhenj të drogës, që ishin nga 4 vende të ndryshme.

“Tek një hotel filloi e gjitha historia. Këtu filluan të ngrihen radarët e VEA, DEA, FBI, Europolit, Interpolit. Çfarë ndodhi aty në 2017-n? Aty u takuan 4 kokat më të mëdha të trafikut ndërkombëtar të kokainës, që zhvendosin në të gjithë globin 1/3 e saj. Njëri ishte boshnjak, njëri holandez, njëri irlandez dhe tjetri Italian i lidhur me Marokun. U interceptuan nga ana e DEA-s të gjithë pazaret që bënë këta të 4 për 10 vitet e ardhshme. Jo vetëm do të ndiqnin disa linja të caktuara, strategjia e tyre ekonomike. DEA i interceproi, përgjoi dhe i arrestoi. Më pas u ekstraduan. I fundit Raffaele Imperiale, vetëm para 8 muajsh u ekstradua në Itali e me një presion shumë të madh”, tha Karamuço në ‘Log’, në ABC.

Eksperti tha se agjecitë ligjzbatuese hasën në probleme dhe vështirësi me hotelin ku zhvillohej takimi.

“Janë ndërruar dhe xhamat pas kësaj. Aty hoteli akuzoi organet ligjzbatuese, përfshirë dhe policinë se kishin futur teknikë përgjimi brenda hotelit duke shkelur privatësinë. Strukturat ekspozuan mjetet e përdorura për përgjim, që ishin përgjues parabolikë që janë me rreze lazer. Godanin në xham dhe nëpërmjet vibrimit e c’kodifikojnë atë që thuhet. Kjo ka ndodhur dhe me Financial Times në Londër. Sa herë shkojnë nëpër shtëpi nuk marrin më detektorë të brendshëm për të kontrolluar, ndërrojnë xhamat. Ka xhama që nuk e lejojnë. Por me këtë histori nuk merren ekspertët tanë, por izraelitë”, tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular