BallinaOP EDFilloi avazi! Administrata është nën urdhërat gati-tu, nxënësit e shkollave "një dekor"....

Filloi avazi! Administrata është nën urdhërat gati-tu, nxënësit e shkollave “një dekor”….

spot_img
spot_img

Nga KlodianXhyheri
Po afrojnë ato të shkreta zgjedhje dhe avazi recidiv është gati të fillojë përsëri nga e para.
Administra është nën urdhërat gati-tu, nxënësit e shkollave “një dekor” shumë i gjetur, zbukurojnë shkallët e pallatit, jo vetëm si freski e moshës, por edhe si një simbolikë e rreshtvënies në të ardhmen. Nuk ka gjë më të bukur për pushtetin autoritar, sesa të shohë të rinj që nesër do t’i ketë të matrikulluar si gjedhë në shërbim të diktatit të vet.
Edhe pse në fakt:
⛔️ Lanë mësimin.
⛔️ Ndalohet propaganda te minorenët.
⛔️ Shkolla është e depolitizuar.
⛔️ Administrata nuk paguhet për argalisjet pushteti.
Por këto janë vogëlsira që tejkolehen lehtësisht. Mjafton një shtrëngim i vogël kundrejt ushtrisë së drejtorave-lëpirës të sulltanatit dhe çështja shkon birinxhi.
Kultin e individit nuk e kemi parë kaq dhunshëm të inponohet që prej periudhës së Joseph Vissarionovich Stalinit. Madje edhe Hrushovi e dënoi këtë kult si të dëmshëm ndaj shoqërive nën diktaturë. Këngë isopolifonike që i këndohen “Liderit”, valle servile që bëjnë të hidhen përpjetë burrat e gratë e drejtorive, vetëm e vetëm që t’i shohë pak Ai, “i Madhi”. Duartrokitje kërmijsh në sensin e lëpirjes, që Ai t’u vendosë ndonjë gradë a spaletë. Daulle e zurnara, lule e flamuj, që Ai të kënaqë egon e tij, por edhe të krijohet atmosfera tipike komuniste “Se po jetojmë kohë të lumtura” dhe se duhet t’i gëzojmë gëzimet e jetës.
Mirëpo pas këngës që mësuan zyrtarët për ditë me radhë sipas regjisë nga lart, pas valleve, hedhjeve, tundjeve e shkundjeve, dollapi i bukës na thërret e na thotë, se Shqipëria po boshatiset ditë e përditë dhe se të rinjtë më shumë preferojnë të zhduken një orë e më parë nga ky vend, sesa të bëhen skllevër të sulltanatit-sekt. Dollapi i bukës na thotë se djegësat e plehrave (inceneratorët) do i kemi hua deri në brezninë e tretë, na thotë që vjedhja e Portit të Durrësit do të na leqendisë edhe më tepër.
Dollapi i bukës po na thërret gjithnjë e më shumë se po zbrazet vjedhje pas vjedhjeje, e që zor se ka ndërmend të ndalojë vesi deri sa të dalë me shpirtin e këtij pushteti korruptiv.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular