BallinaKryesoreKukës/ Diskriminohen familjet rurale, banesat për të pastrehët i përfitojnë ata që...

Kukës/ Diskriminohen familjet rurale, banesat për të pastrehët i përfitojnë ata që kanë mundësi ekonomike!

Bashkia Kukës bashkë me Entin Kombëtar të Banesave për herë të parë ndërtojnë 70 hyrje për familjet e pastreha.

Me programin e strehimit “banesa me kosto të ulët” . Banesat i marrin të pastrehët e qytetit, Këshili Bashkiak diskriminon fshatin, dhe përfitojnë persona me biznese dhe të ardhura të larta.
Vetë bashkia ka miratuar një tabelë pikëzimi , në bazë të cilës kanë -15 pikë ata që vijnë nga fshati.
Fiksi solli rastin e një familje nga fshati Surro i Kukësit, ku zonja e shtëpisë ankohet në emisionin Fiks Fare se nuk përfitoi një banesë sociale edhe pse në bashki i thanë se ke përfituar, kur erdhi puna për ta marrë i thanë nuk përfiton. Arsyeja, nuk përmbushte kriterin ekonomik

Oka tregon për Fiksin se ka një djalë tetraplegjik 19-vjeçar i cili merr kemp që prej moshës 5 vjeçare, ka edhe 4 fëmijë të tjerë, ndërkohë është e pastrehë, jeton në shtëpinë e kushëririt të burrit.
Ajo tregon se e ka të pamundur të jetojë më aty, dhe kështu bëri të gjitha dokumentet për të përfituar një banesë, mori edhe një vendim nga këshilli bashkiak ku i thanë je fituese. Madje kur takoi kryetarin e bashkisë dhe i tha që nuk ka marrë banesë ai i tha mendova se po më falenderon për shtëpinë.

Zonja e përlotur kërkon ndihmën e Fiksit. Bashkë me zonjën gazetarët e Fiksit trokasin në të gjitha institucionet.

Nënkryetari i Bashkisë Kukës, thotë se listën e përfituesve e ka vetëm Shërbimi Social, dhe se banesat i ka ndarë Enti Kombëtar i Banesave, ndërkohë që bashkia vetëm ka çuar listën me 140 familje të pastreha. Pallati që ishte ndërtuar kishte vetëm 70 apartamente.

Shërbimi Social mohon të ketë një dokument të tillë. Por situatën për Fiksin e sqaron Enti Kombëtar i Banesave ku tregon se kriteret e përfituesve i miratoi bashkia. Drejtoresha e Entit Kombëtar të Banesave, znj Nazmie Mustafa pranon se janë diskriminuar familjet e zonave rurale, por sipas saj këtë vendim e mori këshilli bashkiak. “U pa e arsyeshme që t’u jepej përparësi familjeve nga qyteti sepse nuk kanë tokë“, u shpreh ajo edhe pse vetë është anëtare e këshillit bashkiak.

Ajo tregon se ishte shumë i rëndësishëm kriteri ekonomik ndaj nuk mund të përfitonin familje me të ardhura të ulëta , kjo ka qenë arsyeja që është përjashtuar edhe familja Oka me 7 anëtarë.
Kështu bashkia nuk ka ndërtuar banesa për familjet më në nevojë të qytetit Kukës siç thotë kryetari, por ka ndërtuar banesa për familjet që kanë fuqi pagese për këto banesa.

Gazetarët tentojnë të marrin një përgjigje nga kryetari i Bashkisë i cili thotë se i miratoi Enti kriteret dhe bëri dhe përzgjedhjet, ndërohë Fiksi vërtetoi të kundërtën, lista e pikëzimit është miratuar nga Këshilli Bashkiak.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular