Dy operacione të veçanta janë kryer këtë të enjte me qëllim goditjen e trafikut të narkotikëve. Një operacion është zhvilluar nga Prokuroria Speciale në Malin e Zi në bashkëpunim me autoritet shqiptare. Ndërsa operacioni tjetër është ai i zhvilluar në Fratar të Fierit, i kryer nga SPAK dhe DEA pas gati 3 muajsh hetim
Operacion në të cilin gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se të paktë 15 persona u arrestuan.
Por çfarë i bën bashkë këto dy operacione?
Gazetari Igli Çelmeta tha për “BalkanWeb” se dyshohet se operacionet kanë ndërlidhje me njëra-tjetrën sepse dyshohet se destinacioni nga ka ardhur droga që është kapur në Portin e Tivarit është i njëjtë me destinacioni nga ka ardhur droga e cila u zbulua në Fratar të Fierit.
Sakaq droga dyshohet se ka ardhur nga Kolumbia. Bëhet fjalë për 400 kg pleh kimik të përzier me kokainë e kapur në Fratar të Fierit dhe po ashtu edhe në portin e Tivarit u kap rreth 400 kg pleh kimik i përzier me kokainë.