BallinaKronikeNga Tivari në Fier/ Aksioni SPAK, DEA dhe Mali i Zi, 15...

Nga Tivari në Fier/ Aksioni SPAK, DEA dhe Mali i Zi, 15 të arrestuar, dyshohet se droga erdhi nga Kolumbia (DETAJE)

Dy operacione të veçanta janë kryer këtë të enjte me qëllim goditjen e trafikut të narkotikëve. Një operacion është zhvilluar nga Prokuroria Speciale në Malin e Zi në bashkëpunim me autoritet shqiptare. Ndërsa operacioni tjetër është ai i zhvilluar në Fratar të Fierit, i kryer nga SPAK dhe DEA pas gati 3 muajsh hetim

Operacion në të cilin gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se të paktë 15 persona u arrestuan.

Por çfarë i bën bashkë këto dy operacione?

Gazetari Igli Çelmeta tha për “BalkanWeb” se dyshohet se operacionet kanë ndërlidhje me njëra-tjetrën sepse dyshohet se destinacioni nga ka ardhur droga që është kapur në Portin e Tivarit është i njëjtë me destinacioni nga ka ardhur droga e cila u zbulua në Fratar të Fierit.

Sakaq droga dyshohet se ka ardhur nga Kolumbia. Bëhet fjalë për 400 kg pleh kimik të përzier me kokainë e kapur në Fratar të Fierit dhe po ashtu edhe në portin e Tivarit u kap rreth 400 kg pleh kimik i përzier me kokainë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular