BallinaOP EDTrinia e shenjtë e demokracisë do të mund me nokdaun aleancën e...

Trinia e shenjtë e demokracisë do të mund me nokdaun aleancën e makbethëve!

Nga Azgan Haklaj
Trinia e shenjtë e demokracisë do të mund me nokdaun aleancën e makbethëve!
Dimensionet historike!
Historia ka tre dimensione:
Heroizmin, tragjizmin, komizmin.
Berisha i parë lindi heroik në vitet 90-të.
Berisha i dytë u shndërrue tragjik në vitet 97-të, qoftë dhe jo për fajin e vet, por mban përgjegjësi si një zot shtepie i dobët.
Berisha i tretë ka epilog komik.
Metamorfoza e tij e ka shndërruar në një përsonazh tragjikomik.
Nga njëra anë të kujton Sizifin e Albert Kamy-së, nga ana tjetër Nuri Beun “Sa lek don me ua prishë dyzenin atyre”.
Protesta e tij ditën e Samitit Europian në Tiranë si koncert në vitin 1936:
Etja për pushtet dhe lufta për mbijetesë ia ka imponuar shpalosjen e karakterit të tij të dyfishtë.
Ai herë sillet si mizor, herë si filantrop i madh.
Ai nuk njeh asnjë lloj kodi moral apo të drejte zakonore duke shkallmuar publikisht, ligjet, komunitare, civile dhe hyjnore.
Para një viti shkeli kodin e të vdekurve.
Ditën e varrimit të babait të Lulzim Bashës e sulmoj nga Kamza me të gjithë arsenalin e katjushkës së tij të ndryshkur, kurse sot po përpiqet të prishë dasmën europiane të shqiptarëve me dt 6-të dhjetor.
Për shqiptarët muaj dhjetor i vitit 90-të është muaj simbolik.
Ai është djepi që lindi pranverën e demokracisë, por që u muar peng nga protagonistët të cilët kontrolloheshin nga sigurimi i shtetit.
Në vend të diktaturës u konstruktua neodiktatura e fabrikuar nga Kotovica.
Slogani “Bashkëvuajtës – bashkëfajtor vrau që në ngjizje demokracinë shqiptare”.
Autori i këtij slogani Levatiani Sali Berisha gllabëroj të gjitha gjymtyrët e shtetit me anë të pushtetit dhe sundoj me thundër të hekurt për tre dekada herë në bashkëqeverisje herë me rotacion duke konstruktuar kështu Trekëndëshin e Bermudës që po mbijeton prej më shumë se tridhjetë vitesh.
Meta i parë lindi si protagonist i dhjetorit 90-të.
Meta i dytë është Meta tragjik i viteve 2000 që përgjaku ditën e flamurit në Malësinë e Gjakovës ku u vranë demokrati Syl Lushaj dhe e plagosën dhjetëra gjimnazistë nga granatat dhe snajperët e
e shtetit pushkatar të urdhëruar nga Meta-Metaj.
Meta i tretë është Metaj i katakombeve 30-të vjeçare, miu i dosjeve të sigurimit të shtetit.
Çfarë komedie!
Lufta për mbijetesë i ka bërë bashkë makbethët.
Binomi Berisha & Metaj kanë krijuar frontin për shpetimin e Shqipërisë!
Natyrshëm lind pyetja:
Nga kush do ta shpëtojnë?!
Sigurisht që pergjigja është e qartë.
Nga vetëvetja.
Dy brinjët e Trekendëshit të Bermudës do ta shpëtojnë Shqipërinë nga brinja e tretë e këtij trekëndëshi.
Tashmë është e qartë se aleanca e binomit Berisha & Metaj, apo fronti i shpetimit të Shqipërisë është aleanca kundër SHBA-së, kundër Europës, kundër perëndimit.
Aleanca groteske e makbethëve pas goditjes së SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, Anglisë do të marrë goditjen edhe nga Europa.
Ashtu siç patën ndëshkuar perënditë Sizifin ashtu kanë dënuar përjetësisht perandoritë anglosaksone SHBA dha Anglia Marshall Sali Berishën.
Shpejt do ta ndëshkojë dhe BE.
Trinia e shenjtë e demokracisë SHBA- Angli -BE do të ngadhënjejë mbi aleancën e makbethëve. Ajo do të mundë me nokdaun Trekëndëshin e Bermudës.
Kotovica është në koma.
Ajo po jep shpirt.
Epilogun e neodiktaturës të konstruktuar në germadhat e diktaturës dhe prologun e demokracisë asgjë nuk mund ta ndalojë.
Epoka e re po lind dhe pikërisht në dhjetorin e krishtëlindjeve do të rilindë demokracia shqiptare e vrarë që në ngjizje.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular