BallinaKronikeShpërthim me lëndë plasëse në një dyqan rrobash në Durrës

Shpërthim me lëndë plasëse në një dyqan rrobash në Durrës

Shpërthim me lënde plasëse në një dyqan rrobash në Durrës. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit në lagjen nr. 7

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se lënda plasëse ishte vendosur në qepenin e një butiku në pronësi të shtetases me inicialet J. K.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve

NJOFTIMI I POLICISE
Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 7, Durrës, në qepenin e një butiku në pronësi të shtetases J. K., ka shpërthyer një sasi e vogël, e dyshuar lënde plasëse. Për pasojë, janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës janë shoqëruar disa shtetas dhe vijon puna intensive nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular