BallinaAktualitet“Është një gëzim i madh i papërshkrueshëm”/ Dua Lipa merr nënshtetësinë shqiptare,...

“Është një gëzim i madh i papërshkrueshëm”/ Dua Lipa merr nënshtetësinë shqiptare, lajmi jehonë në mediat ndërkombëtare

Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë lajmit se artistja me famë botërore Dua Lipa ka marrë nënshtetësinë shqiptare.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj i ka dhënë nënshtetësinë shqiptare yllit të popit britanik me origjinë shqiptare, Dua Lipa, për atë që ai tha se ishte roli i artistes në përhapjen e famës së shqiptarëve ndërkombëtarisht përmes muzikës së saj, shkruan mediat ndërkombëtare.

Washington PostDailyMail, PageSix, The Guardian ishin vetëm disa prej medieve të huaja që raportuan për marrjen e nënshtetësisë shqiptare të yllit ndërkombëtar të muzikës.

Teksa, presidenti Bajram Begaj tha se Lipës iu dha shtetësia përpara 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
Begaj tha se e konsideronte një nder për ta bërë këtë sepse Lipa i ka bërë shqiptarët të famshëm në mbarë botën.

foto galeri foto galeri foto galeri

Lipa ka lindur në Londër në vitin 1995 nga prindërit emigrantë shqiptarë Anesa dhe Dukagjin Lipa nga Kosova.

Lipa, e cila filloi të këndonte në moshën pesë vjeçare, u ndikua muzikore nga babai i saj, një ish-këngëtar dhe kitarist i një grupi rock.

“Do të jem edhe unë një shqiptare me letra”, tha Lipa përpara se të bënte betimin për shtetësinë në Bashkinë e Tiranës.

Ajo filloi të postonte këngët e saj në YouTube kur ishte 14 vjeç. Albumi i saj i parë debutues në studio u publikua në vitin 2017. Në 2019 ajo fitoi çmimin Grammy për “Artisten më të mirë të re”.

Së bashku me babanë e saj, ajo bashkëthemeloi Fondacionin Sunny Hill në 2016 për të mbledhur fonde me koncerte vjetore të mbajtura në vendlindjen e saj në Kosovë për të ndihmuar njerëzit që përjetojnë vështirësi financiare.

Sot (hënë) Dua pranoi edhe pasaportën shqiptare nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Lipa do të përfundojë turneun e saj të koncerteve “Future Nostalgia” në sheshin kryesor Tiranës të hënën (28 nëntor) për Ditën e Pavarësisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular