BallinaAktualitetKastriot Dervishi: Trakti origjinal i 28 nëntorit 1944, pa u numëruar mirë...

Kastriot Dervishi: Trakti origjinal i 28 nëntorit 1944, pa u numëruar mirë gjermani i fundit

Nga Kastriot Dervishi
Trakti origjinal i 28 nëntorit 1944, pa u numëruar mirë gjermani i fundit
Partia i kritikoi rreptë (pas një viti) komunistët shkodranë, ata të llojit që nga krevati vrisnin me një të shtënë mbi 300 gjermanë, për mosllogaritjen e saktë të numërimit në largësi të gjermanit. Vërtetë ata gjerman me sy nuk kishin parë, se mendjen e kishin te “reaksionarët”, por vigjilenca revolucionare duhej të ishte e para.
Bashkëlidhur trakti që hodhi më 28.11.1944 Komiteti Qarkor i PKSH-së për Shkodrën. Spikat rreshti humoristik në faqen e pasme: “Neve e dimë se ushtria gjermane nuk do të lozte nga Shkodra, sikur mos të kishte frikën e partizanëve dhe sikur këta të mos ta zbojshin me forcën e armëve”.
D.m.th. ushtarët e Dolfin do thyenin urdhrin e tij për tërheqje masive nga Ballkani dhe do rrinin vetëm në Shkodër?! Gëzuar shokë se ia vlen!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular