BallinaKulture“Vëllezërit Arbëreshë” e Mimmo Imbrogno: “Se me shekuj jem shqiptarë”. Grupi arbëresh...

“Vëllezërit Arbëreshë” e Mimmo Imbrogno: “Se me shekuj jem shqiptarë”. Grupi arbëresh erdhi me mesazhin “Tradita nuk është adhurimi i hirit, por ruajtja e zjarrit”

Në jubiletë e LSHB dhe ABSM Basel, grupi arbëresh erdhi me mesazhin “Tradita nuk është adhurimi i hirit, por ruajtja e zjarrit”

Çdo koncert i Grupit “Vëllezërit Arbëresh” nga Çivita (Çifti) Kalabri krijuar dhe drejtuar nga Mimmo Imbrogno vjen me një mesazh për mërgatën shqiptare kudo. Në dy jubiletë 25-vjeçarë të Lidhjes së Shqiptarëve në Botë , LSHB drejtuar nga Nazmi Jakurti dhe ABSM Basel, drejtuar nga Skënder Nikoliqi, ata erdhën me mesazhin “Tradita nuk është adhurimi i hirit, por ruajtja e zjarrit” cit.i G.Mahler.

25 vjet kontribute kulture, trashëgimie, integrimi, multikulturalizmi, janë çerek shekulli për LSHB&ABSM. E bashkë me to kulturalisht dhe artistikisht për gati 6 shekuj historie të këtyre faktorëve, shumë natyrshëm Grupi “Vëllezërit Arbëresh” Çivita-Kalabri me Kryetar Mimmo Imbrogno, shkriheshin bashkë si pjesë e tematikës së Konferencës Shkencore me temë “Sfidat e kombit shqiptar në mileniumin e ri”.

Repertori i tyre muzikor, sa historik aq dhe lirik, sa antik dhe deri tek krijimet bashkohore, “flet” me këngë e art për rrugëtimin e largimit nga trojet arbërore, kujtesës, integrimin dhe mos-asimilimin për 6 gjenerata (ku gluha mos biret, si thonë arbëreshët-  gjuha të mos humbë…)

Artistët e rinj si Maria Cristina, 23 vjeçe, që këndon arbërisht e shqip, është një shembull konkret frymëzues, për rininë tonë të brezit të dytë dhe të tretë, të trojeve shqiptare në mërgatë.

Me disa koncerte në Europë si Francë, Kosovë, Kroaci, Itali, Greqi, Zvicër, mesazhi i grupit është gjithnjë i njëjti, në bashkëpunim edhe me artistët shqiptarë.

Ky projekt koncertal i ideuar kështu nga Mimmo Imbrogno & Ermira Lefort-artiste dhe Profesore e Pianos në Gjenevë, kudo që prezantohet, ka këtë mesazh identiteti, trashëgimie dhe kulture arbërore-shqipëtare për mërgatën tonë.

Protokollar e dinjitoz u këndua Himni kombëtar nga arbëreshët Mimmo e Maria Cristina Imbrogno.
Valsi hyjnor (Himni për Nënën Terezë, i interpretuar për herë të parë në ditën e shenjtërimit të saj) u interpretua po aq bukur dhe hyjnisht, nga soprano arbëreshe Maria Cristina, bashkë me pianisten Ermira Lefort.

Një risi e bukur në kuadër të bashkpunimeve arbërore-shqiptare muzikore dhe që do të vazhdojnë, ishte kënga “Dashuri me shekuj” me tekst të Ilir Xheladinit dhe muzikë arbëreshe nga Mimmo Imbrogno: “… më përkujtojnë pemën matanë detit, me rrënjë të ‘thella që kanë mbet”…thotë një varg i tekstit të Ilir Xheladinit.

Meloset dhe ritmet e këngëve arbëreshe shoqëroheshin me këndim shumë shpesh nga publiku në sallë.
Deri në tri këngët e fundit shqiptare, ku gjithë salla u kthye në një skenë të përbashkët me artistët arbëreshë. Si shprehen dhe vetë grupi “Vëllezërit Arbëreshë”-Çivita, Kalabri: Këndomi me krenari Himnin Kombëtar Zyrtar por Himni shpirtëror mbarëshqipëtar i gjakut tonë të shpërndarë (larg trojeve të veta), është kënga “Xhamadani vija-vija”….se me shekuj jam shqiptar. Marre nga www.albinfo.ch

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular