BallinaAktualitetNisma Thurje: Të hiqen emrat e Avni Rustemit, Siri Kodrës, Vasil Shantos...

Nisma Thurje: Të hiqen emrat e Avni Rustemit, Siri Kodrës, Vasil Shantos nga rrugët e sheshet

spot_img
spot_img

Nisma ‘Thurrje’ me kryetarin Endri Shabani ka bërë një propozim që të ndryshohen emrat e rrugëve ose shesheve që mbajnë emrat e partizanëve dhe të zëvendësohen me figura të Rilindasve Kombëtar.

Shabani tha në Report Tv se ka emra të figurave të rëndësishëm që mungojnë, e ndërsa është kundër emrave si ‘Myslym Shyri’, sheshi ‘Avni Rustemi’. Ai thotë se ky nuk është një debat për të rishikuar historia, por të ndryshohen këto emra.

“Komunistët filluan të nderonin partizanët e tyre, pra hoqën Murat Toptanit, që përfaqësonte një familje që ka kontribuuar në pavarësinë e Shqipërisë dhe vendosën Myslym Shyri. Partizanët njiheshin për kontributin në luftën nacional çlirimtare, jeta nuk ka filluar pas luftës ë dytë botërore, siç mendonin komunistët, mendojmë të promovojmë rilindasit, intelektualët e kohës se u mësuan shqiptarëve të flasin gjuhën e tyre, ndërgjegjësuan për identitetin kombëtar, duhet të kemi parasysh se kë nderojmë, në Tiranë ke vetëm partizanë, që o kanë vrarë dikë, Avni Rustemi është tipik, ai ka vrarë Esat Pashën, se u pagua nga Aqif Pasha. Komunizmi e bënte qëllimisht, se donte promovimin e faktit që e kishin ligjitimiteti për të qeverisur. Ne e kemi politikën të bombarduar me njërës që janë me ‘Aqifët’ e kësaj kohe, jetike të promovojmë intelektualët. E rëndësishme të nderojmë ato që flasim shqip. Nuk është debat historik, por vendosja e bustëve është akt politik. Rrugët më të rëndësishme të Tiranës janë partizanët. Vasil Shanto ka vrarë djalin e Isa Boletinit, ne prandaj e nderojmë, të duket normale kjo. Myslym Shyri ka qenë hamall, s’e njihte njeri”, tha Shabani.
Shabani thekson se përparësi duhet të kenë intelektualët dhe jo ato që kanë vrarë apo kanë eliminuar kundërshtarët politikë. E për këtë tregon kërkon që të hapë debat politik, ku do të përqendrohet te Tirana, specifikisht.

“Nisma Thurje” protestoi sot, duke kërkuar heqjen e emrave Avni Rustemi dhe Siri Kodra nga rrugët dhe shkollat e kryqytetit, për t’i zëvendësuar kështu me emra të tjerë. Nisma “Thurje” e nisi protestën tek sheshi “Avni Rustemi”, tek Pazari i Ri. Nisma ka prezantuar një statujë simbolike për t’i vënë emrin sheshit ‘Fan Noli”.

Sipas përfaqësuesve të lëvizjes politike ka ardhur koha për t’ u shkëputur nga trashëgimia e regjimit komunist që e mbushi Tiranën me buste partizanësh.

Gjithashtu, ata kanë kërkuar edhe heqjen e busteve që nderojnë figura historike që njihen për vrasje apo atentate.

“Kemi pasur zevëndësime të cilat për ne janë të papranueshme. Nuk duhet të mendojmë që shembull për rininë do të jenë njerëz si Siri Kodra, Avni Rustemi apo të tjerë, duhet të hiqen në mënyrë imediate, direkte dhe të zevendësohen me emra të tjerë. Flasim për emra që i kanë thyer kufijtë shqiptarë dhe në të gjithë botën janë të njohur për bëmat e tyre. Flasim për njerëz që nuk kanë kursyer as jetën, për njerëz që kanë luftuar për këtë vend. Kemi propozuar që ky shesh të mbajë emrin e Fan Nolit, një krenarie kombëtare”- tha njëri prej protestuesve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular