BallinaKryesoreSabah Sheta kandidat per kryetar bashkie ne Kruje. Ja profili i tij

Sabah Sheta kandidat per kryetar bashkie ne Kruje. Ja profili i tij

Partia Demokratike do ti propozojë kryesisë së PD Krujë kandidaturën e z. Sabah Sheta, për kandidat për kryetar bashkie në zgjedhjet e 14 majit. Burime pranë PD thanë se kandidatura e z. Sabah Sheta është përzgjedhur si pjesë e një procesi të mëparshëm për identifikimin e kandidatëve të mundshëm. Do të jetë kryesia e PD Krujë që do të japë miratimin përfundimtar, sipas statutit.

Kush është Sabah Sheta

Z.Sabah Sheta është biznesmen i sukseshëm prej mbi 20 vitesh në qytetin e Krujës, me kontribute në mbarëvajtjen e qytetit. Përfaqesues i një familje të nderuar dhe me tradita patriotike në qytet. Familja e tij që në dhjetor 1990 u rreshtua në krah të Partisë Demokratike duke mbetur e përkushtuar në veprimtarinë politike. Z.Sheta ka një kontribut të patjetersueshem pranë kesaj force politike në sherbim të vendit. Aktualisht është kryetar i degës së PD Krujë. Përgjatë gjithë përvojes se tij njerëzore dhe asaj në biznes ia ka dalë të njihet për reputacionin moral të lartë, sinonim i ndershmërisë dhe përherë ka qenë në shërbim të njerëzve.
Ndaj vlerave të tilla qytetare, PD ka nderin dhe detyrimin moral ti ofrojë qytetareve dhe Bashkisë së Krujes më të miren e bashke me te edhe mundesinë për ndryshim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular