BallinaKryesoreZbulohen dy çifte të tjera të fazës me eliminim direkt, tani dihen...

Zbulohen dy çifte të tjera të fazës me eliminim direkt, tani dihen dy grupe që do të prodhojnë nga një gjysmëfinaliste në Botëror

Ndeshjet e sotme të Kupës së Botës në Grupet C dhe D kanë dekretuar kalimin e mëtejshëm të tre skuadrave të tjera, pasi Franca e kishte prerë biletën që në ndeshjen e dytë të saj

Nga Grupi C, më tej kanë kaluar Argjentina dhe Polonia, ndërsa në Grupin D, Francës i është bashkuar në mënyrë të papritur Australia.

Sipas kalendarit, Argjentina do të ndeshet me Australinë më 3 dhjetor, ndërsa Franca do të përballet me Poloninë më 4 dhjetor.

Ndërkohë, tashmë janë të qarta edhe dy grupimet e pata të vogla nga të cilat do të dalin dy skuadra gjysmëfinaliste. Kjo, pasi fituesi i ndeshjes Argjentinë-Australi do të ndeshet në çerekfinale me atë të çiftit Holandë-SHBA. Ndërsa nga ana tjetër, fituesi i çiftit Francë-Poloni, do të përballet me atë të çiftit Angli-Senegal.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular