BallinaEkonomiOTP Bank Albania, “Banka e vitit 2022” për Shqipërinë, nga ‘The Banker’

OTP Bank Albania, “Banka e vitit 2022” për Shqipërinë, nga ‘The Banker’

Në ditën e bashkimit të bankave duke e bërë OTP Albania faktor dominant në tregun bankar Shqiptar, çastit kuptimplotë për bankën tonë, i shtohet edhe lajmi i jashtëzakonshëm që Banka OTP Albania është njohur nga ‘The Banker’ si “Banka e vitit 2022”.
Viti 2021 dhe viti 2022 po skaliten si vitet me ngjarjet më mbresëlënëse dhe më domethënëse për Bankën tonë OTP Albania dhe ky çmim i dedikohet kolegëve të OTP Albania, Klientëve të vyer të bankës tonë dhe mbështetjes së përhershme të Grupit OTP!
Nuk ka kënaqësi më të madhe për këdo nga ne që puna, arritjet, cilësia dhe mundi të njihen nga entitete kaq influencuese në mjedisin ndërkombëtar Financiar & Bankar. Ky vlerësim që na vjen sot, vërtetë ka kuptim të veçantë

Sipas #TheBanker, “Fituesi i çmimit të vendit Shqipëri për vitin 2022, OTP Bank Albania, ka qenë ilustrimi më i mirë i rritjes dhe zhvillimit. Banka ka rritur kapitalin e saj, si dhe totalin e aktiveve, me 19% në 2021, me fitime neto vjetore nga 8% në 2020 në 26%. Banka gjithashtu kishte kthimin më të lartë nga kapitali në sektorin bankar shqiptar, me 18.5%
Gjatë këtij viti, OTP Group përfundoi blerjen e Alpha Bank Albania, nëpërmjet OTP Bank Albania dhe tani që do të bëhet banka e pestë më e madhe në vend për sa i përket totalit të aktiveve dhe e treta për sa i përket kredive për klientët. Është një kohë emocionuese për bankën për periudhën në vazhdim, duke shtyrë përpara procesin e integrimit e duke vazhduar njëkohësisht vrullin e viteve të fundit.
Që nga çmimet tona të fundit, OTP Albania ka lançuar grupin e parë të përmirësimeve të bankingut online, duke ofruar një platformë online më të avancuar si për bizneset ashtu edhe për klientët individualë. Një grup i dytë përmirësimesh është në proces, i cili do të zgjerojë numrin e ofertave digjitale, duke përfshirë pagesat e faturave nëpërmjet kodit QR, nënshkrimin dixhital dhe menaxhimin e kartave.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular