BallinaKryesoreVIDEO/ FIFA u jep fund polemikave për golin e Japonisë: Me evidencat...

VIDEO/ FIFA u jep fund polemikave për golin e Japonisë: Me evidencat që kemi në dispozicion…

Goli i dytë i shënuar nga Japonia në ndeshjen ndaj Spanjës është bërë objekt polemikash të shumta dhe pas thuajse 24 orësh, FIFA është detyruar që të dalë me një shpjegim rreth asaj që ndodhi.

Pamjet e ndryshme filmike tregonin në disa raste topin që dukej sikur kishte dalë plotësisht jashtë para se Mitoma të pasonte për Tanaka i cili e dërgoi topin në rrjetë. Foto në rrjetet sociale gjithashtu dukej sikur tregonin topin që ishte jashtë vijës fundore për një gol i cili në fund rezultoi ai që vendoste fatet e grupit, duke i dhënë vendin e parë Japonisë e duke nxjerrë jashtë Gjermaninë

Por FIFA ka saktësuar sot se topi nuk kishte dalë plotësisht jashtë dhe kjo ishte ajo që u vendos nga VAR pasi u vëzhguan pamjet filmike dhe u analizuan të dhënat.

“Goli i dytë i Japonisë në fitoren 2-1 ndaj Spanjës u kontrollua nga VAR për të përcaktuar nëse topi kishte dalë nga fusha. Zyrtarët e VAR përdorën pamjet e teknologjisë së vijës së portës për të kontrolluar nëse topi ishte pjesërisht mbi vijë apo jo.

Kamera të tjera mund të ofrojnë pamje ngatërruese, por me evidencën në dispozicion, i gjithë topi nuk kishte dalë nga fusha e lojës”, shpjegoi FIFA me një postim në rrjetet sociale që tregonte shembullin e asaj që kishte ndodhur.

PANORAMASPORT.AL

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular