BallinaSportVIDEO/ Pa “shqiponjë” por me një ”mbylleni gojën”, ja si e festoi...

VIDEO/ Pa “shqiponjë” por me një ”mbylleni gojën”, ja si e festoi Shaqiri golin ndaj Serbisë

Xherdan Shaqiri është përsëri ai i cili ndëshkon Serbinë në Botëror. Ashtu si katër vite më parë, edhe këtë herë Shaqiri ia ka dalë të dërgojë topin në rrjetë ndaj serbëve.

Nëse katër vite më parë festimi i tij me shqiponjë bëri xhiron e botës, këtë herë Shaqiri i rezistoi tundimit, për të shmangur një sanksion të rëndë nga FIFA, e cila e ndëshkoi dhe e paralajmëroi atë dhe Xhakën katër vite më parë.

Këtë herë futbollisti vuri gishtin mbi buzë duke i thënë të heshtnin tifozëve serbë në tribuna ndërsa më pas kërceu duke treguar mbiemrin e tij në pjesën e pasme të fanellës.

PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular