“Tulipanët” ia dolën të sigurojnë sot pasdite një biletë për këtë fazë, pasi mundën 3-1 USA. Golat për ekipin e Van Gaal erdhën nga Depay, Blind dhe Dumfries.

Në krahun tjetër, argjentinasit kaluan jo pa vuajtje australianët. Triumf 2-1 i “Albiceleste” pas golave të Messi dhe Alvarez.

Çerekfinalja Argjentinë-Hollandë do të luhet pas pak ditësh, me këtë sfidë që mund të cilësohet si një  finale e parakohshme.

Ndeshja: Argjentinë-Hollandë