BallinaSportNis Angli-Senegal, ja formacionet zyrtare. Surprizë e madhe në radhët e “tre...

Nis Angli-Senegal, ja formacionet zyrtare. Surprizë e madhe në radhët e “tre luanëve”

Anglia luan përballë Senegalit biletën e saj për në çerekfinalet e Botërorit 2022, ku i pret Franca e kualifikuar lehtësisht sot. Ndeshja sapo ka nisur

Sfida mes britanikëve dhe senegalezëve premton surpriza dhe ka nisur me të tillë pasi trajneri Gareth Sauthgejt ka vendosur që të mbajë jashtë rreshtimit Markus Rashford, edhe pse ky i fundit shkëlqeu në duelin ndaj Uellsit me dy gola për Anglinë.

Në vend të tij në formacion është Saka, ndërsa mungon edhe Rahem Sterling, i cili nuk është i gatshëm për këtë sfidë për “arsye familjare”.

Ndërsa Senegali paraqitet me treshen e sulmit Dia-Ndiaje-Sarr, duke tentuar të shfrytëzojë çdo gabim të mundshëm të prapavijës së “tre luanëve”.

FORMACIONET ZYRTARE

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular