BallinaPolitikePRIMARET/Kandidatja e Tropojës tërhiqet nga gara: Zgjedhjet po manipulohen, favorizohen nga...

PRIMARET/Kandidatja e Tropojës tërhiqet nga gara: Zgjedhjet po manipulohen, favorizohen nga…

Feride Rrahmanaj, kandidatja e Rithemelimit në Tropojë, është tërhequr nga gara e primareve të PD.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Rrahmanaj flet për manipulime me listat e anëtareve dhe simpatizantë të PD që do të votojnë në primare, ku sipas saj janë hequr 600 anëtarë të PD që janë edhe mbështetës të saj.

“Është një fushatë tërësisht e njëanshme ku simpatizantëve dhe demokratëve po u mohohet e drejta e votës, ku edhe pse formularët u plotësuan konform udhëzimit për Primaret nuk janë në listat e votuesve… Prandaj në këto kushte unë tërhiqem nga kjo garë tërësisht e njëanshme të favorizuar nga lart, ku po u mohohet e drejta e votës brenda partisë së tyre demokratëve dhe simpatizantëve të Tropojës”, shkruan Rrahmanaj

Foltorja e drejtuar nga Sali Berisha po zhvillon sot primaret nga do të dalin kandidatët përfundimtarë për zgjedhjet e 14 majit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular