BallinaKronikeEMRI/Shpërthim me eksploziv në hyrje të një vile, ja kujt i përket...

EMRI/Shpërthim me eksploziv në hyrje të një vile, ja kujt i përket banesa

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Sarandë. Ngjarja u regjistrua në orën 04:35 minuta në lagjen nr 1 dhe mësohet se lënda shpërthyese ishte vendosur në hyrje të banesës së shtetasit Lefter Lefteri alias Afez Kulla.

Nga shpërthimi  ka pasur vetëm dëme  materiale, ndërsa në  banesën ku u vendos eksplozivi jetonte familja prej 4 anëtaresh e 54-vjecarit Lefteri.

Ky i fundit rezulton ndërtues, ndërsa me parë ka qenë punonjës i administratës publike. Muajt e fundit Lefteri është kallëzuar madje dhe shoqëruar në Komisariat lidhur me një objekt në ndërtim e sipër në lagjen nr.1.

Nuk dihen ende motivet e ngjarjes, ndërsa policia po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular