BallinaOP EDPrimare të Berishës, të Ramës apo të të dyve bashkë?!

Primare të Berishës, të Ramës apo të të dyve bashkë?!

Nga Edlira Devolli

Është ashtu si duket, është ashtu si është.
Primaret e mbajtura me votë anëtarësie dhe simpatizantësh i lanë rrugë të lirë socialistëve të fusnin hundët në zgjedhjet e brendshme të demokratëve të foltores. Parregullsitë, tërheqjet nga gara e denoncimet në disa degë vërtetuan mungesën e theksuar të seriozitetit nga ana e organizatorëve të procesit. Dhe si për t`i vënë vulën, del e deklaron “legjenda” se mund të kenë votuar socialist dhe për këtë ai nuk vë dorën në zjarr.
Ka të drejtë, nuk vihet dora në zjarr kur e di se çfarë çorbe ka gatuar vetë. Por m.q.s votat e socialistëve u barazuan me ato të demokartëve duke u dhënë të njëjtën vlerë, atëherë shifrat e pjesëmarrjes mos i përdorni si pjesëmarrje e anëtarësisë.
Nga deklarimet e “legjendës” dhe ata rreth tij del se pjesëmarrës në votimet e primareve kanë qenë anëtarë të PS, anëtarë të PL dhe anëtarë të rithemelimit, fiks trekëndëshi bermudës.
Është e njëjta  formulë e përdorur për mbledhjen në stadium një vit më parë, për të ashtuquajturin referendum i 18 dhjetorit, sulmin e 8 janarit mbi selinë e PDSH (vërtetuar kjo nga sms që shkëmbente Metaj-Këlliçi), primaret për zgjedhjet e  6 marsit, pse jo dhe zgjedhjen e Berishës përball Ibsenit.
Të gjitha këto shërbejnë për të mbajtur gjallë frymën revolucionare, ku sa herë një kënd i bermudës ka hall personal, dy këndet e tjera i gjenden me gjithë mundësitë dhe mekanizmat që posedojnë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular